Latifi: Ndihuni krenar për prindin tuaj

Diaspora

Latifi: Ndihuni krenar për prindin tuaj

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 18:12

Dega e LDK-së në Zvicër ngushëllon familjen Mehmeti me rastin e vdekjes së ushtarakut të karrierës dhe ish zëvendës Ministrit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës Agim Mehmeti.
E nderuara familje Mehmeti,
Me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë mësuam lajmin e hidhur për humbjen e më të dashurit Tuaj, veprimtarit, ushtarakut dhe ish zëvendës Ministrit të Republikës së Kosovës të ndjerit Agim Mehmeti, aq të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë miqtë e familjes Mehmeti.
Ju lutemi Ju, Familja Mehmeti dhe të gjithë miqtë e shumtë që keni pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër.
Ju Familje e nderuar Mehmeti në të cilën me gjithë dhimbjen e madhe dhe humbjen e pakompensueshme, të ndiheni krenar që e patët një prind, vëlla dhe kryefamiljar të tillë.
Ne lutemi bashkë me familjen Mehmeti, miqtë e të ndjerit, që shpirti i të ndjerit të gjejë paqen e merituar!
Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Agim Mehmeti!

Me dhimbje e respekt të thellë
Dega e LDK-së në Zvicër,
Haki Latifi, Kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat