Mërgimtarët sjellin lule në Prekaz

Diaspora

Mërgimtarët sjellin lule në Prekaz

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 19:44

Sot gjatë tërë ditës shumë bashkatdhetarët dhe qytetarë të tjerë të Kosovës, i janë përgjigjur ftesës së Ministrisë së Diasporës, për të nderuara familjen Jashari, e cila është pjesë e përfundimit të aktiviteteve të Muajit të Diasporës.

Homazhet tek familja Jashari, e cila tashmë është bërë pjesë tradicionale e aktiviteteve të Muajit të Diasporës, ka për qëllim për ta nderuar sakrificën e madhe të kësaj familjeje.

Me këtë rast ministri, Valon Murati, tha se ky aktivitet i cili quhet “Një lule për Jasharajt” bëhet në shenjë përkujtimi të një prej ngjarjeve dhe sakrificave më të mëdha që ka ndodhur në funksion të lirisë së popullit dhe të njerëzimit.

Murati: Përmes këtij aktiviteti nderojmë sakrificën e madhe njerëzore për lirinë e Kosovës

“Pjesë e aktivitetit në Prekaz quhet ‘Një lule për Jasharajt” dhe kemi dashur që me lule të gjalla të vijmë këtu dhe ta nderojmë këtë sakrificë të madhe njerëzore për lirinë e Kosovës, për lirinë e popullit shqiptar dhe kur flasim për lirinë, liria është një konc ept universal dhe sakrifica për lirinë e një populli është vlerë e shtuar për lirinë e krejt popullit. Dhe këtu ka ndodhur një prej ngjarjeve më të mëdha, sakrificave më të mëdha në funksion të lirisë së popullit dhe të njerëzimit”, tha Murati.

E pranishme për të bërë homazhe pranë varreve të Jasharajve, ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike, Blerta Deliu, e cila tha se kjo është një nismë e mirë e Ministrisë së Diasporës për të rikthyer diasporën.

Deliu: Memoriali “Adem Jashari” është bazë Universale

“Unë jam edhe me familje prej kësaj zone, por mendoj që memoriali Adem Jashari, është një bazë Universale. Kemi një numër të madh të bashkatdhetarëve të diasporës që kanë ardhur dhe mendoj që është një nismë e mirë e Ministrisë së Diasporës për të rikthyer diasporën e cila vazhdimisht gjatë çdo viti ka qenë prezentà « në kompleksin memorial Adem Jashari për të nderuar veprën sublime të familjes Jashari, por edhe për të përkujtuar për të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës”, tha Deliu.

Duke i parë si shumë të rëndësishme aktivitet e Ministrisë së Diasporës për vet diasporën, ajo theksoi se në këtë vit aktivitetet për bashkatdhetarët kanë filluar edhe në Kuvendin e Kosovës, ku përfaqësuesit e tyre i kanë pasur dyert e hapura në Kuvend për të kontaktuar drejtpërdrejt me të përzgjedhurit e popullit.

E Blerta Hoti, e cila është nga fshati Polac i Skenderajt, por që është rritur në Suedi dhe tani punon në Bruksel si këshilltare politike e Partisë Social Demokrate të Suedisë në Parlamentin Evropian, thotë se këto homazhe janë shumë të rëndësishme për Kosovën. Ajo po ashtu potencoi rëndësinë e mërgatës për zhvillimin e mëtutjeshme të Kosovës.

Hoti: Diaspora luan një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës

“Është shumë simbolike që mbahet ky homazh këtu në Prekaz, pranë varreve të familjes Jashari, sepse po të mos kishte ekzistuar familja Jashari, po të mos kishte ekzistuar UÇK-ja, ne kurrë nuk do të besoj që do ta kishim lirinë tonë si shqiptarë. Lirinë tashmë e kemi fituar, por ende ekziston puna për zhvillimin e Kosovës dhe këtu unë besoj që diaspora e luan një rol shumë të rëndësishëm dhe është mirë të zhvillohen këto mundësi që i luan diaspora për rolin e Kosovës”, tha Hoti.

Ndërsa, bashkatdhetarët të cilët sot bën nderime te këto varre, patën mundësi edhe të bëjnë regjistrimin e tyre e cila është pjesë e aktiviteteve të Ministrisë së Diasporës për mërgimtarët.

Muaji i diasporës përmbyllet me një aktivitet dy ditor, me homazhet të cilat u bënë sot në Prekaz, për të vazhduar pa staj në po të njëjtin vend me koncertin e Ansamblit “Shota “ dhe të këngëtares së mirënjohur Elina Duni. Dhe aktivitete të tjera që do të bëhen nesër në Prishtinë, me ç’rast aktivitetet do të fillojnë që nga ora 12:00 në Gërmi dhe vazhdojnë pastaj prej orës 16:00 në qendër të qytetit deri në orën 00:00 të natës, me koncerte, aktivitete të ndryshme, ndarje të çmimeve për mërgimtarët etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat