Meshë solemne për mërgimtarët në Prishtinë

Diaspora

Meshë solemne për mërgimtarët në Prishtinë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 14:43

Qindra mërgimtarë iu kishin bashkuar sot meshës solmene në Katedralen “Nëna Terezë”, për të shënuar ditët e diasporës. Kjo ditë tashmë organizohet çdo vit nga kjo katedrale, në të cilën mblidhen mërgimtarët nga vendet e ndryshme të botës, që të ndajnë gëzimin së bashku.

Në këtë ditë feste për besimtarët katolikë, u bë edhe shugurimi diakonal i seminaristëve Meriton Dedaj dhe Daniell Markprekaj.

Me këtë rast, ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji u shpreh i lumtur për këtë ditë feste, e organizuar veçanërisht për mërgimtarët. Ai tha se kjo ditë ka bashkuar kishat e gjitha trojeve shqiptare.

“Tanimë veç një ditë tradite, kur ne takojmë të gjithë mërgatën tonë që janë nëpër botën e jashtme dhe ata vijnë këtu në Katedrale për t’u bashkë lutur me ne dhe për të ndarë gëzimin me ne. Është një moment falënderimi. Duhet të falënderoj emigrantëtdhe diasporën për gjitha ndihmat që i kanë dhënë Kosovës por edhe për fondin që kanë dhënë për ndërtimin e Katëdrales…kemi pasur të bashkuar kishën prej Shqipërie, Malit të Zi, prej g jitha trojeve shqiptare. Ishte një moment feste, gëzimi…1 gushtin e kemi ditën për diasporën”, tha Gjergji.

Ndërkaq, të lumtur për këtë ditë u shprehën edhe qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në diasporë. Nue Ramaj nga Vitia, i cili jeton në Lucern të Zvicrrës, tha se është i gëzuar për këtë meshë të shenjtë.

“Meshë e shenjtë është super, jam i gëzuar për këtë ditë që kam pas mundësi të mbërri dhe që e ka bërë ditë madhështore kështu, plus dhe që morën gjaknahtën dy prifta u bënë të ri. Ka domethënie të madhe një punë që me u shtu edhe priftat…në diasporë jo shumë, atje i kemi të rregullta sikur këtu. Jetoj në Zvicërr në Lucern, këtu në Prishtinë jo, por e kemi ne organizojmë atje në fshatin tonë”, tha Ramaj.

Ndërsa, Pjer Rroku, i cili jeton në Manhatan të Neë York-ut, tha se është hera e parë që vjen në Prishtinë dhe ndihet i lumtur për këtë ditë feste.

“Vij prej Neë York-ut, Manhatan. Me gëzime, hera e parë që vij në Prishtinë, shumë i gëzuar. Uroj gjitha të mirat…Shumë i kënaqur, jam nda shumë i kënaqur, besoj të vazhdojnë tërë jetën kështu. Prishtina kështu më pëlqeu shumë. Hera e parë që isha në Prishtinë…do vi se s’bën”, tha Rroku.

Momente feste për mërgimtarët katolikë do vazhdojnë edhe më tutje. Ipeshkvia e Kosovës ka organizuar edhe një drekë dhe koncert në Qendrën “Don Bosko”, në mënyrë që mërgimtarët të kalojnë sa më mirë për këtë ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat