Agim Bahtiri takim me mërgimtarët

Diaspora

Agim Bahtiri takim me mërgimtarët

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 17:04

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bashkëbiseduar me bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, me ç’rast i ka njoftuar me punën që është bërë në komunë që prej kur ai gjendet në krye të saj.
"Gjatë periodës 18 mujor ët qeverisjes time në komunën e Mitrovicës janë arritur rezultate inkurajuese në punë. Administrata komunale është shumë më efikase dhe e kompletuar se përpara, prandaj edhe në disa raste jemi vlerësuar si komunë model për punën në gjendjen civile, ku kemi zgjatur orarin e punës me qëllim që qytetarët të mund të pajisjen me dokumente pas orarit të punës në kohë sa më të shkurtër", tha kryetari Bahtiri.

Në aspektin e zhvillimit ekonomik, ai tha se po punohet në funksionalizimin e Zonës së lirë ekonomike e cila gjeneron zhvillim dhe vende pune, ndërkohë që në zonën industriale është duke u punuar në infrastrukturën e saj dhe vendosjen e bizneseve, ku deri tash janë ndarë hapësira për disa biznese siç është kompania amerikano-suedeze “Green Power 3”, për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e 12 megavateve rrymë elektrike.

“Në këtë kompani, ku investimi është rreth 100 milionë euro, do të punësohen 600 persona. Ne Gushafc prite Brenda tri javësh të filloj fabrika e parë për prodhimin e kërpudhave, ku do të punësohen rreth 300 punëtorë. Pastaj do të vazhdohet me fabrikat tjera dhe punësimin punëtorëve të tjerë. Deri tash në biznese të ndryshme dhe në Kahazakistan, në Kompaninë Mabetex, janë punësuar rreth 1.000 punëtorë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Në vazhdim ai ak thënë se në lëmin e arsimit po bëhen përpjekje që të ngrite niveli I arsimit, duke krijuar kushte më të mira pune. Janë në ndërtim e sipër shkolla model në vlerë prej rreth 2 milionë euro, shkolla amerikane për lidership, në vlerë prej rreth 5 milionë euro, pastaj shkolla e mesme e mjekësisë, shkolla për nxënës me nevoja të veçanta, ndërsa janë meremetuar shkollat në Kqiq të Madh, Koshtovë, “Migjeni” dhe “Musa Hoti”.

Kryetari Bahtiri ju tha mërgimtarëve se dhe në shëndetësi ka ndryshime rrënjësore, pasi që është ngrit efikasiteti i shërbimeve, spitali rajonal është pajisur me aparatura moderne, po punohet në plotësimin e kuadrit mjekësor, duke dërgua në specializim mjek të rinj. “në ndërtim e sipër është spitali për fëmijë, donacion I “Nënës Terezë” nga Gjermania, në vlerë prej mbi 500.000 euro, pastaj spitali për neurologji dhe fiziatri", tha kryetari Bahtiri.

Ndërkaq, në fushën e infrastrukturës, ai tha se është punuar në ndërtimin e kanalizimeve në shumë lokacione, është bërë kubëzimi i 40 rrugëve e rrugicave, janë shtruar 8 segmente të rrugëve me asfalt, po punohet në rregullimin e ndriçimit të qytetit me energji efecientë, si dhe janë ndërtuar shumë kontejnerë nëntokësore dhe menaxhimi I mbeturinave është shtri edhe në fshatra, siç është Kçiqi I Madh etj.

Më pas Adem Mazhiqi që jeon në Suedi, Abedin Bahtiri po ashtu Suedi, Fetah Ismajli në Gjermani, Xhavit Bajraktari po ashtu Gjermani, kanë përgëzuar kryetarin për punën e mirë që ka bërë deri tash, duke thënë se më parë nuk ka ndodhur kështu.

Mërgimtari Fetah Ismajli, të cilin kryetari Bahtiri e kishte shoqëruar deri ën shërbimin e ofiçarisë për të rregulluar një dokument, tha se ishte mahnitur me një gjest të tillë të tij, andaj edhe në shenj falënderimi dhe respekti, I dhuroi atij një hartë të trojeve etnike të punuar me minerale të Minierës Trepça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat