Zëvendësministri Krasniqi vizitoi shoqatat shqiptare në Turqi

Diaspora

Zëvendësministri Krasniqi vizitoi shoqatat shqiptare në Turqi

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 15:24

Zëvendësministri i Diasporës, Sahit Krasniqi, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll, Qamil Bytyqi, i vizitoi shoqatat shqiptare në Tokat-Niksar.
Me këtë rast, ai mori pjesë edhe në festivalin tradicional të shoqatës “KAPLAGZI KOJU, KULTUR DAYANISMA VE YARDIMLASMA DERNEGI”, në të cilin ishin të pranishëm një numër i madh i bashkatdhetarëve.
Gjatë vizitës në Turqi, zëvendësministri Krasniqi u takua edhe me kryetarët e komunave Niksar dhe Tokat, me të cilët bisedoi për çështje të ndryshme, veçanërisht për integrimin e shqiptarëve në Turqi.
Gjithashtu, në këto takime u bisedua edhe për aktivitetet e Ministrisë, detyrat dhe përgjegjësitë e saj, për procesin e regjistrimit të diasporës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes bashkatdhetarëve tanë në Turqi dhe Kosovës.
Zëvendësministri theksoi se takime të tilla duhet të vazhdojnë edhe në ardhmen, në mënyrë që të krijohen ura lidhëse mes shqiptarëve në Turqi dhe vendit të origjinës.
Në përfundim të kësaj vizite, zëvendësministri Krasniqi i ftoi kryetarët e komunave Tokat dhe Niksar që të vijnë për vizitë në Kosovë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat