Kronikë speciale për ambasadorin e Kosovës në Zvicër (Video)

Diaspora

Kronikë speciale për ambasadorin e Kosovës në Zvicër (Video)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:55

Televizioni shtetëror zviceran ka përgatitur një kronikë speciale me rastin e dorëheqjes nga posti i ambasadorit Naim Malaj në Bernë.

Malaj nga Kosova, i cili emigroi në Zvicër si pasojë e genocidit serb, fillimisht do të punonte si asistent social e me kalimin e viteve fitoi të drejtën për të qenë shtetas zviceran. Më pas ai emërohet si ambasador i Kosovës në Zvicër. Ndërkohë, pas 7 vitesh nga pavarësia e Kosovës, ambasadori i parë i këtij vendi në Zvicër, ka vendosur të lërë postin e tij.

“Naim Malaj nuk është diplomat si të tjerët. Ai vjen në Zvicër si refugjat në vitin 1990, pasi kishte kaluar 4 vite në burgjet serbe. Shumë shpejt ai aktivizohet në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës”, thotë gazetari zviceran.

Ndërsa Malaj shprehet se kur i është propozuar posti i ambasadori, mendonte se “ata nuk janë si gjithë të tjerët”. Më pas shton se: “Edhe para se të merrja shtetësinë zvicerane e ndjeja veten qytetar të këtij vendi. E njoh mentalitetin, më pëlqen mënyra e të bërit politikë, më pëlqen modestia e politikanëve, thjeshtësia e këtij vendi".

"Mendoj se Malaj ka patur dy prioritete të rëndësishme që ka përmbushur Naim Malaj në Zvicër. Së pari, lidhja e marrëdhënieve midis shtetit të Kosovës dhe shtetit të Zvicrës. Është me rëndësi se ai i njihte mirë të dyja realitetet dhe e dyta arriti që të bënte të mundur pranimin dhe njohjen sa më të mirë të komunitetit kosovar në Zvicër, si në nivelin politik ashtu edhe në atë social", ka thënë deputeti i parlamentit dhe kryetar i komisionit për politikë të jashtme, Carlo Sommaruga.

Gazetari, në fund të kronikës thotë se Naim Malaj largohet nga posti i ambasadorit me ndjenjës e detyrës së përmbushjes.

Për ta parë kronikën me video Klikoni ketu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat