Tërë New Yorku shijon ëmbëlsirat e shqiptarit nga Kukësi

Diaspora

Tërë New Yorku shijon ëmbëlsirat e shqiptarit nga Kukësi

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:22

Shqiptari, Januz Noka, është bërë i famshëm në New York për ëmbëlsirat që gatuan në “Grand Central Oyster Bar & Restaurant” për më shumë se 20 vjet.

Rreth 2500 klientë në ditë shërbehen me ëmbëlsirat e shqiptarit nga Kukësi që punon në këtë restorant që nga viti 1993.

Noka, së bashku me dy asistentët e tij, krijon vizatime të ndryshme mbi ëmbëlsirat e tij ndërsa vendin ku punon e quan “më të bukurin në Manhattan”.

Nga ora 5:30 e mëngjesit e deri në orën 2 pasdite, ai shërben ëmbëlsirat me pak kalori, pasi restoranti më shumë ofron ushqim deti.

Përveç ëmbëlsirave, Noka është i zoti edhe në shërbimin e akulloreve të cilat janë sezonale në këtë restorant.

Noka ka standarde të larta. Për të, ëmbëlsirat janë art.

“Nëse nuk shtohen përbërësit në kohën e duhur... ju nuk mund ta riparoni ëmbëlsirën. Ajo shkatërrohet nëse nuk është kombinimi i duhur i sheqerit dhe erëzave”, thotë ai.

“Duhet të jetë një kryevepër. Një që do t’i bëjë të uritur klientët posa ta shikojnë ëmbëlsirën”, ka thënë veç të tjerash ai.

Ndërsa ka rrëfyer se puna e parë që e ka bërë në New York ka qenë pjatalarës.

“Të jetoja në Amerikë ishte ëndrra ime. Ishte sikur të lindja për herë të dytë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat