Gjilani shënon edhe ”Ditën e Kulturës së Gjermanisë”

Diaspora

Gjilani shënon edhe ”Ditën e Kulturës së Gjermanisë”

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 20:18

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë komuna e Gjilanit ka shënuar sot edhe “Ditën e Kulturës së Gjermanisë”, për siç thonë, ndihmën e madhe që ka dhënë për Gjilanin dhe Republikën e Kosovës shteti i Gjermanisë.

Në një komunikatë për media të kësaj komune e cila citon nënkryetarin e saj Rexhep Kadriu, thuhet se kjo është më e pakta që mund të bëhet për Gjermaninë.

Kadriu citohet të ketë thënë se Gjermania është njëra nga donatorët më të mëdhenj në Gjilan dhe në Republikën e Kosovës dhe institucionet e Kosovës dhe qytetarët e këtij vendi duhet gjithmonë të jenë falënderuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat