Murati e mbështet bashkëpunimin sindikal mes diasporës dhe BSPK-së

Diaspora

Murati e mbështet bashkëpunimin sindikal mes diasporës dhe BSPK-së

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:07

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka pritur sot në takim delegacionin e BSPK-së, i prirë nga kryetari i saj, HaxhiArifi, dhe sekretarinacional për migracion në sindikatën e Zvicrës “Unia”, Osman Osmani.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Diasporës, BSPK-së dhe sindikatës “Unia”.

Gjithashtu, është biseduar për mundësitë që potencialet profesionale të anëtarëve shqiptarë të sindikatave zvicerane, që janë rreth 20.000, të shfrytëzohen për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë.

Ndërsa, Murati ka shprehut vullnetin që të jetë pjesë e projekteve konkrete të këtij bashkëpunimi, në funksion të kapitalizimit të potencialeve të diasporës sonë, në rrafshin e ngritjes së nivelit të organizimit sindikal, si pjesë e rëndësishme e avancimit të të drejtave socio-ekonomike në Kosovë./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat