​Hana Shehu dhe sukseset e saj në Amerikë

Diaspora

​Hana Shehu dhe sukseset e saj në Amerikë

Më: 26 korrik 2015 Në ora: 23:03

Karrierën e filloj si fëmijë shtatë vjeçare si yll i reklamave të kompanisë Aroma në Turqi e shumë kompanive tjera të modës për fëmijë.

Vazhdoj edhe si prezantuese në televizion, e disa herë e provoi vetën edhe si aktore.

Më pastaj studioi në kolegjin prestigjoz Griffith College në Irlandë dhe dekorohet me diplomë nderi në gazetari dhe media vizuele.

Hana Shehu i propozohet edhe producentit të Pussycat Dolls, George Michael, TaTu, Denis Ingoldsby në Londër ku punoi si eksperte e video produksioneve.

Talentet e saja të shumta në show biznes si modele, aktore, regjisore, fotografe e tjera bëjnë që ajo të kontaktohet nga producentë dhe fotografë të njohur nga Amerika.

Në të njëjtën kohë Hana është edhe kreatore e aplikacionit “Journaliser” për të cilin është kontaktuar nga një mori investitorësh dhe është në fazë të negociatave.

Hana Shehu, po e vazhdon karrierën e saj në mes të New York-ut dhe Los Angelos-it ku edhe ftohet si mysafire nderi në Komune, City Hall.

Së fundmi ishte si akt ore e mysafire në filmin e regjisorit Lee Percy, fitues i Emi Award bashkë me aktorin shqiptar Praq Rado në filmin “The Waiter”, po ashtu nga qindra modele përzgjidhet si fytyra e fotografit artistik Rez Ones dhe stilistes dhe artistes së kompanisë së modës Channel, Boogie Tochigi për ekspozitën Gallery Pop Up Art Exhibition, që mbahet këto ditë në New York.

Në të njëjtën kohë në rrafshin humanitar tubon yjet shqiptare në ShBA dhe bënë versionin e dytë të këngës humanitare “Hand to Hand” dhe bëhet anëtare e Unicef volunteers.

Në ndërkohë është në fazë të përgatitjes së disa projekteve filmike me emra të mëdhenj të botës kinematografike të Hollywoodit.

Ajo me të gjitha sukseset që është duke i arritur asnjëherë nuk po e mohon prejardhjen e saj duke treguar me mburrje dhe krenari që është shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat