Një çupë e vogël – artiste e madhe

Diaspora

Një çupë e vogël – artiste e madhe

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 26 korrik 2015 Në ora: 15:03

Është fare e vockël. Nuk i ka mbushur ende as tetë vjet. Por, Sara Xhmajli të jep përshtypjen e një artisteje të vërtet.

Ajo është fëmija dhe gëzimi i parë i nënë Naimes dhe baba Besnik Xhemjalit. Besniku në Suedi ka ardhur në fillim të viteve të 90-ta, e Naimja dhjetë vite pas. Janë njohur në Kosovë, kanë vendosur të martrohen dhe tash me dy fëmijët, Sarën dhe Enesin jetojnë në Borås të Suedisë.

Sara qysh si bebe ka shfaqur shkathtësitë e saja. Me gjeste, me mimikë dhe me imitime, ka treguar se do të bëhet talente. I kanë ndihmuar edhe prindërit, sidomos nënë Naimja që është përkujdesur me qëllim që tek fëmijët të kultivohet talenti.

Kemi blerë më se 100 DVD e CD me programe për fëmijë, me filma, recitime, valle,
me muzikë shqipe, thotë Naimja. Që prej fillimit kemi menduar se Sara do të bëhet vallëtare, ose këngëtare. Sepse Sara ka kënduar që kur ka filluar të flas. Ka mësuar edhe shumë vjersha, shqip dhe suedisht. Por më shumë shqip.

Sara shkon në klas të parë kurse Enesi në qerdhe nga 15 orë në javë. Ndjekin edhe mësimin plotësues në gjuhën amtare shqipe. Por në shtëpi ushtrojnë në çdo kohë. Aty flasin vetëm shqip dhe dëgjojnë e shikojnë programe vetëm në gjuhën amtare, thotë Besniku.

Se Sara është fëmijë i veçantë dhe talente, këtë e dëshmon sa herë që merrë pjesë në programet kulturore të Shoqatës ”Dardania” të Boråsit. Aty, sikurse shumë bashkëvendas të tjerë, janë anëtarë edhe kontribuojnë e tërë familja Xhemajli ( ku Besniku ka qenë një nga themelust e parë të klubit të futbollit Dardania IF ). Por Sara e Enesi janë të dalluar.

Zëri i ëmbël i Sarës i tërëheq vëmendjen e shikuesve sa herë ajo delë në skenë për të recituar ose për të kënduar. Këngën ”Xhamadani vija-vija”, të cilën e ka për zemër, së bashku me Sarën e këndon çdo herë i tërë publiku. Ata ngrihen në këmbë, këndojnë bashkë dhe e duartrokasin këtë talente të rrallë. Kështu ishte në dy manifestimet e fundit qëndrore në Suedi për shënimin e pavarësisë së Kosovës.

Sara ishte vetëm 5 vjeçare kur doli në skenë për herë të parë. Ishte manifestimi për shënimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Së bashku me vëllaun, Enesin, 2 vjeçar. Sara këndoi këngën ”Unë jam Sara nga Kosova” dhe vjershën ”Kosovë heroike”. Enesi u prezantua me vjershën ”Shqiponja”. Disa javë më vonë në Festivalin e Folklorit në Växjö, Sara u shpërblye me çmimin e parë me këngën ”Une jam Sara nga Kosova”.

Kështu ishte edhe në Festivalin e parë për fëmijë që Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi e organizioi në Borås këtë pranverë të 2015.

Sara Xhemajli u prezantua me dy pikë, me një vjershë dhe me një këngë për nënën. Ishte fantastike. Prandaj Juria e Festivalit, me të drejt dhe pa hamendje u shpërbleu me Shpërbilimin e Parë të Festivalit.

Ajo sot ende është fëmijë. Veç sa ka nisur të shkoj në shkollë. Megjithate dinë të shkruj dhe të lexoj bukur. Rrjedhshëm dhe pa gabime e flet shqipen dhe suedishten.

Thjeshtë dhe pa teprime është talente.

Për Sarën dhe sukseset e saja do të shkruhet dhe do të dëgjohet edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat