Vajzat me origjinë shqiptare në Turqi, vazhdojnë të ruajnë traditat e tyre

Diaspora

Vajzat me origjinë shqiptare në Turqi, vazhdojnë të ruajnë traditat e tyre

Më: 24 korrik 2015 Në ora: 18:21

Shqiptarët që jetojnë në Turqi, vazhdojnë të ruajnë traditat e trashëguara nga gjyshërit e tyre, madje ata nuk ngurjonë të harxhojnë sa aq sa për të blerë një automboil të përdorur për rrobat folkolrike tipike shqiptare.

Çmimet e veshjeve për natën e kënasë dhe atë të dasmës kapin shifrën e 10 -15 mijë lira, shifër kjo që përkon me afro 5 mijë dollarë.

Adem Serbest, një nga tregtarët dhe pronarët e një shtëpie mode në Bursa që qep dhe tregton veshje folklorike shqiptare dhe ballkanase tregon për Anadolu Agency se ka arritur të sjellë nga Ballkani veshje që tërheqin shumë vëmëndje.

Serbest thotë se veçanërisht familjet shqiptare këtu organizojnë “natën e kënasë” ose siç e quajnë ata vetë “natën e shallvarëve”.

Për këtë natë thotë Serbest këto familje shpenzojnë 750 deri në 2 mijë lira për të qepur një plaë shallavarë tradicionale folklorike shqiptare. veshje4

“Shpesh herë nuset shqiptare këtu preferojnë të blejnë edhe rroba të gatshme tradicionale shqiptare ose ti marrin me qera ato” thotë Serbest dhe shton më tej se krahas këtyre ka dhe nga ato që i bëjnë me porosi këto veshje. Sipas Serbest një palë shallvarë me porosi mund të kushtojnë deri në 5 mijë lira.

Në shtëpinë e modës që un drejtoj nuk vijnë vetëm shqiptarë thotë Serbest dhe tregon për AA se të interesuar krahas ballkanasve ka edhe persona që nuk kanë të bëjnë me këtë rajon.

“Kostumet tradicionale folklorike që ne disponojmë përbëhen nga këmisha, kemeri dhe kurora. Në këto veshje një nga më të preferuarat është dhe xhybja e cila është e përgatitur me qendisje të shumta dhe motive tradicionale.

veshje2Nuset shqiptare këtu krahas kostumit tradicional porosisin edhe 6 – 7 fustane të veçanta me qendisje. Normalisht edhe kostoja e këtyre veshjeve është goxha e lartë.

Vajzat shqiptare i pëlqejnë shumë rrobat e qendisura me motive tradicionale. Për këtë arsye ata nuk i ikin shpenzimeve.

Për natën e kënasë dhe atë të dasmës një vazjë shqiptare shpenzon 10 deri në 15 mijë lira” thotë ndër të tjera pronari i një shtëpie mode në qytetin e Bursës në Turqi. Siç dihet në këtë qytet jetojnë një numër i konsiderueshëm qytetarësh më prejardhje shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat