Shoqata “Sali Çekaj" organizon vizita dhe homazhe në nderim të heronjve të kombit

Diaspora

Shoqata “Sali Çekaj" organizon vizita dhe homazhe në nderim të heronjve të kombit

Më: 24 korrik 2015 Në ora: 17:53

SH.H.K "SALI ÇEKAJ" me seli në Zvicër, me 28.07.2015 organizon vizita dhe homazhe, duke filluar te shtatorja e Heroit Sali Çeku, pastaj për të vazhduar në Isniq te varri i heroit Rrustem Bruçi, komandantëve Isuf Haklit dhe Skender Rexhahmetaj.

Në Dubovikë te varret e vëllezërve Gërvalla. Në Carrabreg te Varri i komandant Adem Ukëhaxhaj dhe për të përfunduar në Strellcë te varrezat e komandantë Tahir Zemaj, Hasan dhe Enis Zemaj. Takimi është në ora 9.00 në Hotel SWISS në Deçan./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat