Nxёnёsit e komunitetit boshnjak tё diasporёs e vizituan Ministrinё e Diasporёs

Diaspora

Nxёnёsit e komunitetit boshnjak tё diasporёs e vizituan Ministrinё e Diasporёs

Më: 24 korrik 2015 Në ora: 13:29

Nё kuadër tё ekskursionit mësimor, organizuar nga Ministria e Diasporёs, nxёnёsit e komunitetit boshnjak nga Kosova me banim në Gjermani, Zvicër, Francë, Bosnjë e Mali të Zi, tё shoqëruar nga prindërit dhe mësuesit e tyre, e vizituan Ministrinё e Diasporёs.
Ata i priti ministri Murati me bashkёpunёtorё. Ministri Murati, pasi i përshëndeti nxënësit, tha: “Kjo vizitё ёshtё njё hap i vogël i njё bashkëpunimi tё rëndësishëm qё do ta kemi me komunitetin boshnjak. Do tё bёjmё pёrpjekje qё tё jemi urё lidhëse mes jush dhe vendit prej nga vini. Gjithashtu, do tё bёjmё përpjekje qё, ashtu si deri tash, nё aktivitetet qё i organizojmë t’i pёrfshijmё edhe përfaqësuesit e komuniteti boshnjak tё Kosovёs”.
Ministri Murati theksoi se nё tё ardhmen do tё shikohen mundësitё qё tё ndihmohet edhe mësimi plotësues i gjuhës boshnjake nё diasporё. Ai, gjithashtu, u bёri thirrje qё edhe komuniteti boshnjak t’i përgjigjet procesit tё regjistrimit. ”Pёrmes regjistrimit, do tё kemi tё dhёna tё sakta pёr numrin e pjesёtarёve tё diasporës, profesionet e tyre, bizneset. E gjithё kjo bёhet qё tё krijojmë politika mё tё mira nё dobi tё diasporës”, theksoi ndёr tё tjera ministri Murati.
Nё anёn tjetër, nxёnёsit, prindёrit dhe mësuesit boshnjakё e falënderuan ministrin pёr pritjen. Gjithashtu, ata e falënderuan Ministrinё e Diasporёs pёr mundësinё qё ua dha fёmijёve tё komunitetit boshnjak tё diasporës qё tё vizitojnё vende tё ndryshme tё Kosovёs.
Nё kёtё takim u bisedua edhe pёr çёshtje e probleme tё ndryshme, me tё cilat ballafaqohet ky komunitet në diasporë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat