Diaspora u dëmtua për gjysmë milioni euro nga mashtruesit me bileta

Diaspora

Diaspora u dëmtua për gjysmë milioni euro nga mashtruesit me bileta

Më: 22 korrik 2015 Në ora: 19:37

Agjencitë e fluturimeve që bartin shqiptarët e diasporës për në vendlindje dhe anasjelltas, sezonin e pushimeve e shfrytëzojnë për shitje të biletave me çmime astronomike. E të tjera që i kanë shfrytëzuar agjencitë e tyre për mashtrim.

Në secilin variant shqiptarët në diasporë mbeten të dëmtuar. Kështu shumë prej tyre që jetojnë kryesisht në Gjermania e Zvicër, kishin blerë bileta me çmime më të lira, por kanë ngelur në aeroportet e shteteve ku jetojnë, pasi agjencitë i mashtruan.
Policia e Kosovës, pasi ka arrestuar pronarin e agjencisë “Alba Air” për veprën penale mashtrim nga neni 335, ka treguar se nga ky mashtrim shqiptarët e diasporës janë dëmtuar në vlerë prej gjysmë milioni euro.

Havolli ka paralajmëruar se do të ketë edhe arrestime të tjera, ndërkaq janë në bashkëpunim me autoritetet nga Zvicra dhe Gjermania.

Faji për këto mashtrime e ka vetëm një adresë dhe ato janë institucionet e dobëta të Kosovës, ka thënë Selatin Kaçaniku nga organizata Konsumatori.

Drejtori i Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës, Avdi Kamerolli, ka thënë se mashtrimet nuk kanë ndodhur në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat