Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” vazhdon edhe sot

Diaspora

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” vazhdon edhe sot

Më: 22 korrik 2015 Në ora: 07:51

Vazhdon edhe sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, në kuadër të të cilit Kuvendi i Kosovës do të jetë i hapur për mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.

Pritja qendrore organizohet në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, në të cilën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të takojë grupe të mërgimtarëve dhe do të mbajë një fjalë mirëseardhjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat