Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

Diaspora

Qindra bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

Më: 21 korrik 2015 Në ora: 16:16

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për mërgimtarët të cilat aktualisht gjenden në Kosovë.

Në funksionit të kultivimit të mëtejmë të transparencës së Kuvendit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet qytetarëve dhe institucionit të tyre përfaqësues, sot, me moton “Bashkatdhetarët në Kuvend”, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për mërgimtarët të cilat aktualisht gjenden në Kosovë.

Gjatë vizitave të tyre, mërgimtarët janë njohur nga afër me ambientet e punës në Kuvend, detyrat dhe mënyrën e funksionimit të tij, si dhe kanë pasur rastin të shohin deklaratën origjinale të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila ishte ekspozuar për nder të tyre.

Grupe të ndryshme qytetarësh i ka takuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka konfirmuar përkushtimin e Kuvendit të Kosovës dhe të tij personalisht, për të qenë sa më afër bashkatdhetarëve, si kontribuues të rëndësishëm të mirëqenies së mijërave familjeve të Kosovës dhe një resurs i pazëvendësueshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Bashkatdhetarët mund të jenë krah edhe më i fuqishëm i zhvillimit të vendit, me përkrahjen e institucioneve tona përgjegjëse”, theksoi kryetari Veseli.

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” vazhdon edhe nesër, më 22 korrik, nga ora 10:00 – 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat