Suksesi i grupit shqiptar Fanfara dhe Hysni Zela në Festivalin Horizonte të Gjermanisë

Diaspora

Suksesi i grupit shqiptar Fanfara dhe Hysni Zela në Festivalin Horizonte të Gjermanisë

Më: 21 korrik 2015 Në ora: 13:01

Grupi shqiptar Fanfara me Hysni Zelën ka arritur suksesin e radhës në Festivalin Horizonte në Koblenz të Gjermanisë.

Në këtë event kulturor k janë prezantuar artistë të ndryshëm, Fanfara Tirana meets Transglobal Underground arriti të marrë vëmendjen e shtypit gjerman dhe duartrokitjet entuziaste të mbi 10 mijë spektatorëve pjesëmarrës.

Fanfara Tirana është grupi i vetëm shqiptar që ka arritur jo vetëm të eksportojë artin shqiptar në botë, por edhe të arrijë një famë dhe sukses ndërkombëtar .

Muzika e tyre që merr frymëzim në folklorin dhe sidomos në muzikën urbane shqiptare dhe e riarranxhuar për instrumentë frymorë bandistike është një miks i mirëdozuar arti dhe shoë, folklori dhe jazz-i me elementë funky, reggae … që ka ngritur peshë publikun e qindra festivaleve ndërkombëtarë.

Një eksplozion gëzimi dhe hareje e alternuar me melankolinë e polifonisë, apo të kabasë së jugut, në vokalin drithërues të ikonës folklorike shqiptare, Hysni Zela.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat