Labi shtron darkë për mërgimtarët ferizajas (Foto)

Diaspora

Labi shtron darkë për mërgimtarët ferizajas (Foto)

Më: 20 korrik 2015 Në ora: 20:50

Këngëtari i mirënjohur ferizajas, Labinot Tahiri-Labi, të hënën në mbrëmje në sheshin e qytetit të Ferizajt ka shtruar darkë për mërgimtarët ferizajas.

Ushqimi tradicional shqiptar, pijet vendore kanë përbërë mënyn kryesore të kësaj darke, ndërsa nuk ka munguar edhe kënga popullore e interpretuar nga Labi dhe orkestri i tij.

Me këtë rast Labi, ka thënë për KosovaPress se kjo ngjarje e organizuar nga ai përbën vetëm një respekt për gurbetqarët tanë dhe se ideja ka qenë që rreth sofrës t'i tubon mërgimtarët që ndoshta për vite nuk janë parë në mes vete.

“Motoja e këtij manifestimi është duaje tënden, Ferizajn, Kosovën dhe Shqipërinë”, kemi menduar se në këtë mënyrë sadopak ta rrisim respektin për qytetarët tanë që gjinden në perëndim”, ka thënë Labi.

Mësohet se kësaj ngjarje i janë bashkuar edhe shoqata e grave të Krushës së bashku me shoqatën e fëmijëve jetim. Ky manifestim sipas organizatorit do të vazhdoj deri në orët e vona të mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat