Të martën dhe të mërkurën Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Diaspora

Të martën dhe të mërkurën Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Më: 20 korrik 2015 Në ora: 15:37

Më 21 dhe 22 korrik 2015, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Pritja qendrore organizohet të mërkurën, në orën 11:00, në të cilën kryetari Veseli do të takojë grupe të mërgimtarëve.

Këtë vit, për herë të parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar hap dyert për të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ dhe të takohen me përfaqësuesit e qytetarëve.

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” mbahet më 21 dhe 22 korrik 2015, nga ora 10:00 – 16:00.

Pritja qendrore organizohet të mërkurën, më 22 korrik, në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, në të cilën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të takojë grupe të mërgimtarëve dhe do të mbajë një fjalë mirëseardhjeje.

Të gjithë bashkatdhetarët që aktualisht gjenden në Kosovë dhe dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat