Gjermani, dhunë e pashoq mes azilantëve, shqiptarët hidhen në sulm…

Diaspora

Gjermani, dhunë e pashoq mes azilantëve, shqiptarët hidhen në sulm…

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:26

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në një qendër azilkërkuesish në Gjermani.

Bëhet fjalë për qendrën e azilkërkuesve Schneeberg në Erzgebirge.

Shqiptarët dhe eritreasit u përfshinë në një zënkë masive me thika, leva dhe copa mobiljesh.

Nga përplasja e dhunshme mbetën 13 persona të plagosur rëndë.

Për të shuar sherrin, ku u përfshinë mbi 80 persona, u angazhuan forca të shumta të policisë.

Sipas mediave, kjo qendër azilkërkuesish është bërë simbol i dhunës.

Para pak ditësh aty pati një sherr masiv mes sirianëve dhe irakenëve.

Ndërkohë në tetor shqiptarët sulmuan sërish një grup eritreasish dhe i plagosën rëndë.

Në këtë qendër ka 838 azilantë, shumica nga Shqipëria, Siria dhe Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat