4 Korriku u festua edhe nga familja Bajraktari në Vranoc Lugu i Baranit - Kosovë (Foto)

Diaspora

4 Korriku u festua edhe nga familja Bajraktari në Vranoc Lugu i Baranit - Kosovë (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York Më: 6 korrik 2015 Në ora: 08:25

Bajraktari , gjithashtu me këtë rast duke kujtuar ato se çfarë kan bërë SHBA për kombin shqiptarë u shpreh mirënjohës dhe faleminderues për “mbështetjen e pazëvendësueshme që SHBA-të, që po vazhdojnë të japin për progresin në Kosovë”

KOSOVE : Një nga personalitetet më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, shkruan shtypi kosovar, i cili më shumë se tri dekada ka dhënë kontributin në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, u nderua në një solemnitet të mbajtur në Prishtinë nën patronazhin e ministrit të Diasporës, Valon Murati. -

Dje, më 4 Korrik në Vranoc Lugu i Baranit - Kosovë, në shtëpinë e tij veprimtarit nga komuniteti shqiptar në Amerikë, zotit Harry Bajraktari , ka festuar 239 Vjetori i ditëlindjes së SHBA, mes një gëzimi dhe harje të madhë - ku morën pjesë dhjetëra vetë , familjarë, si dhe shumë miq dhe dashamirë të rendësishëm të ftuar prej zotit Bajraktari.

Harry Bajraktari - i cili këto ditë po qëndron në Kosovë, në një vizitë disa ditore me një delegacioni Amerikano-Shqiptar, i kryesuar nga Kongresisti, Eliot Engel - me këtë rast ka organizuar edhe një manifestim privat për të shënuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Amerikës, shkruhet ne rrjetin social facebook.

Për nderë të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bajraktari, ka organizuar një pritje madhështore në oborrin e shtëpisë në vendlindjen e tij fshatin Vranoc - Lugu i Baranit në Kosovë, shoqëruar me hymnin e flamurit të Shteteve të Bashkuara dhe fjalime rasti dhe muzikë.

Bajraktari, i cili ka hapur festën - mbasi ka folur për rëndësinë e 239 Vjetorit të Pavarësisë së SHBA - tha se ndjehet vërtetë i nderuar nga organizmi i kësaj feste në shtëpinë e tij - duke falënderuar miqt dhe dashamirët e tij , të shumtë, shkruan ai në profilin e tij në facebook.

“Në këtë datë të shënuar historike për mbarë njerëzimin, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga ngjarjet e cila përjetohet me ndjenja të veçanta, vlerësimi dhe mirënjohjeje nga mbarë populli Shqiptarë, dhe shtoi ai se “ Shpallja a pavarësisë së SHBA-ve, nisi 239 vjetë më parë në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar shtetin e së drejtës të bazuar në vlerat universale të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit për mbarë njerëzimin”.

Ishte Presidenti Uillson ai që bllokoi planin e copëzimit të mëtejshëm të Shqipërisë, citohet të ketë thënë me këtë rast zoti Bajraktari, dhe më vonë, ne vitet ‘90, ishte Presidenti Bush, që për Kosovën vendosi të ashtuquajturën “Vija e Kuqe”. Ishte Presidenti Bill Klinton, ai që udhëhoqi luftën e NATO-s, me në krye SHBA, për çlirimin e Kosovës. Në këtë kontekst, tha më tej ai janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato që siguruan një ndihmë shumë të madhe për shqiptarët, për të ndërtuar lirinë dhe demokracinë, prej rrëzimit të komunizimit dhe shembjes së diktaturës. Ndërsa, ka qenë më 10 Qershor 2007, në Tiranë, me deklarimin e tij presidenti i SHBA-ve, George W. Bush, jo vetëm që dha mbeshtetje për pavarësi, por në një farë mënyrë edhe e shpalli pavarësinë e Kosovës, dhe rruga që po ndjek administrate Presidentit Obama me Kosovën.

Bajraktari , gjithashtu me këtë rast duke kujtuar ato se çfarë kan bërë SHBA për kombin shqiptarë u shpreh mirënjohës dhe faleminderues për “mbështetjen e pazëvendësueshme që SHBA-të, që po vazhdojnë të japin për progresin në Kosovë”.

Pritjen me rastin e 4 Korrikut e nderoi edhe prania e mysafirit special, mikut te shqiptarëve për më shumë se 25 vjet në Kongresin Amerikan dhe mik personal i Harry Bajraktarit, kongresmeni demokrat e Nju Jorkut, Eliot Engel dhe Ambasadorja e SHBA në Prishtinë , Tracey Jackobson me bashkëshortin e saj.

Si dhe pjesëmarrja e shumë të ftuarve të tjerë; biznesmeni i madh nga Tetova, Lazim Destani presidenti i kompanisë Ecolog , dhe kryetar nderi i Rrjetit te Bizneseve të Diasporës shqiptare, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Minxhozi, Ministri i Diasporës Valon Murati së bashku me Sekretarin Osman Shahini, dhe keshilltarin Sheremeti ,familja mbretrore shqiptare Princi Leka II dhe e fejuara e tij Princeshë Elia Zaharia, ish Kryeministri i Kosovës, zoti Ramush Haradinaj Kryetar i AAK -së, afaristi nga Tirana, Kadri Morinaj , afaristë, biznesmen, dhe veprimtarë shqiptaro amerikan pjese e delegacionit nga SHBA, Rrustem Gecaj veprimtar dhe pronar i bodrumit të verës Stone Castel në Rahovec, Lisa Milicaj, këshilltare bashkiake në Pleasant Valley New York, Albanian Media Group Vera dhe Ismer Mjeku , botuesi dhe pronari i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, Vehbi Bajrami , Producenti dhe pronari i televizionit Kultura Shqiptare në Nju Jork, z.Adem Belliu , zoti Sali Nezaj , ministra dhe ish ministra nga Qeveria e Kosovës - mysafir të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi,, Maqedonia, Presheva, Bujanoc e Medvegje, Çamëria dhe diasppora.

Duke folur për këtë pritje me rastin e 4 Korrikut nga zoti Harry Bajraktari , Princi Leka ka shkruar se :“Kam patur kënaqësinë e veçantë të festoj këtë 4 Korrik në Vranoc, Pejë, me ftesë të mikut tonë Harry Bajraktari. Ishte një nder te takonim sërish kongresmenin Elliot Engle, edhe liderin e AAK - z. Ramush Haradinaj dhe shumë miq të tjerë te nderuar, nga Kosova, Shqipëria, viset shqiptare, diaspora dhe SHBA”, shkruan në profilin e tij në facebook Princi Leka, i ftuar nderi nga zoti Harry Bajraktari.













Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat