U përkujtua në Turqi - 71 - Vjetori i Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë (Foto)

Diaspora

U përkujtua në Turqi - 71 - Vjetori i Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York Më: 6 korrik 2015 Në ora: 08:17

TURQI : Është përkujtuar në Ankara - Turqi, 71-vjetori i gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri - nën organizimin dhe kujdesin e Diasporës Shqiptare në Turqi, shoqatës atdhetare VATRA.

Përkujtimi u mbajt ditën e shtunë, më 27 Qershor 2015 - kur dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare, që jetojnë në Turqi - u mblodhën në Ankara, nga qytete të ndryshme të Truqisë në kuadrin e aktiviteteve që jan mbajtur me këtë rast vitet e fundit, për çdo fund - javë, të muajit qershor, dedikuar gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri -

Në këtë takim sipas faqes zyrtare të kësaj shoqate në facebook, thuhet se ka marrë pjesë edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili ka mbajtur edhe një fjalim përkujtimor në përkujtimin e 71 vjetorit të genocidit Çamë

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi me këtë rast, sipas shtypit shqiptar, citohet të ketë thënë, se, ky është një moment shumë prekës, pasi përkujtohen 2900 personat që humbën jetën të pamundur nga etja dhe uria.

Ndërkohë, kreu i PDIU-së, zoti Idriz, i cili mbasi ka falenderuar vëllazërisht organizatorët e këtij tubimi, Diasporën Shqiptare në Turqi, dhe shoqatën atdhetare VATRA , atje, është shpreh ur duke thënë se : " J emi mbledhur këtu për të kujtuar historinë e një komuniteti të shquar të Shqipërisë, që 71 vjet më parë, i cili u shkul nga trojet e veta etnike, sipas një plani vrastar, vetëm sepse guxonte të afirmonte Shqiptarinë e tij". Dhe, vazhdojë ai; "për të përkujtuar historinë e popullit çam, në tokën e të cilit u thurrën legjendat më të bukura të Europës, këngët më të bukura, valle më të bukura në enciklopedinë e folklorit botëror, dhe u shkrua një faqe e historisë së ndritur të popullit Shqiptarë, në këto troje etnike”.

Më pasë zoti Idrizi - ka kujtuar me rastin e këtij përvjetori të genocidit ndaj popullsisë çame, se : ”Sot, shqiptarët, nuk janë më aq të dobët si 71 vjet më parë, por ata janë anëtar të NATO-s, dhe aspirojnë për ne BE - dhe kanë fituar një betejë historike e drejtësie me Serbinë, një histori që duhet treguar dhe paralelisht me të edhe gjenocidin e ushtruar kundrejt komunitetit Çamë, i cili sot nuk kërkon hakmarrje, por drejtësi mbi atë padrejtësi që është bërë"

"Ne nuk do të heqim dorë kurrë nga beteja jonë mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, sepse kauza çame nuk ka të bëjë aspak me anti-integrimin, por thjesht kërkon të respektohet e të vendoset parimiiI kartës së të drejtave të njeriut, dhe dinjitetit të tijë". theksoi deputeti Idrizi në fjalën e tijë. -

Ndërkaq, simbas portalit zyrtar Vatra në Turqi, nëpërmejt rrjetin social Facebook, theksohet,se me rastin gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri zoti - Sokol Brahaj, një prej themeluesve të Diasporës Shqiptare në Turqi, shoqatës me emrin VATRA, atje, në datën 26.06.2015 ishte i ftuar në një emision televizivë për Gjenocidin në Çamëri, emision ky që u transmetua drejtpërdrejt në ekranet e televizionit shtetëror të Turqisë, TRT.










Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat