239-vjetori i Pavarësisë, shenohet me ceremoni festive në shtëpit e shqiptareve ne SHBA

Diaspora

239-vjetori i Pavarësisë, shenohet me ceremoni festive në shtëpit e shqiptareve ne SHBA

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 10:34

BROOKLYN NY : 239-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u festuar në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, edhe prej shqiptareve përmes demostrimit te simboleve te kesaj dite ne vendet publike.

Gazeta shqiptaro amerikane ILLYRIA shkruante sot, se nje djale shqiptar kishte zgjedhur nje menyre te vecante per te festuar ne publik 4 Korrikun diten e pavareise se SHBA, duke mbajtur nje pankart ne dore ku ishte shkruar : “Bjeri borisë për Amerikën!”

Djali shqiptaro-amerikan doli dhe terhoqi vemendjen e te gjithe qytetareve me parrullë dhe flamur, duke e frymëzuar gjithë qytetin – policine, zjarrfikësit, bashkine etj qe dalin edhe ata për të parakaluar në paradë përpara tij ne shenje te 4 Korrikut dites se pavaresise se SHBA.

Simbas kesaj gazete kur djaloshi 14-vjeçar shqiptar me banim në New Jersey përgatiti një pankartë me shënimin “Bjeri borisë për SHBA” (Honk for the USA!) ai nuk mund ta merrte me mend se çfarë reagimi të jashtëzakonshëm do të sillte kjo ide.

Per, nderimin e Dites te Pavaresise, se SHBA, 4 Korrikut edhe ne qytetin Brooklyn, te New Yorkut, ne lagjen me te madhe, me emigrantet nga e gjithe bota, shqiptaret kan zgjedhur te festojne duke vendosur ne ballkonet e shtepive flamurin e SHBA dhe ate kuq e zi te Shqiperise.

Kete e ka bere sot, veprimtari i njohur i komunitetit Ylber Pilku - biznesmen i suksesshem emigruar tre dekada me pare nga Dibra e Madhe, ne shtepine e tij - ne qoshen mes rrugeve Bay Ridge dhe 14-Street, teksa ai ka vendosur ne dy ballkonet - pikat me te larta e te dukshme nga te gjitha anet e te dy rrugeve, flamurin amerikan dhe ate shqiptar - ne kremtimin e 239 vjetorit te pavareise se Shteteve te Bashkuara.

“Duke festuar me flamurin amerikan dhe ate kuq e zi, thote Pilku, këtu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jo vetëm që të shënojmë 239 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës - por jemi edhe duke i shprehur mirënjohje dedikimit të SHBA, të paepur per paqen, lirinë dhe demokracinë e saj anekënd botës. Shpetimi i Shqiperise, prej Presidentit Uillson , nga coptimi e orekseve grabitaqare te fqinjeve tane, me 1919, por edhe te perpjekjeve te SHBA per demokratizimin e Shqiperise, renjen e komunizmit, dhe sidomos lirine, clerimin dhe pavaresine e Kosoves, si dhe perpjekjet e SHBA per tu dhene me shume te drejta per shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi, dhe Luginen e Presheves, jane nje mirenjohje e thelle per te gjithe ne shqiptaret ne diten e pavaresise se SHBA” , citohet te kete thene vperimtari i dalluar Ylber Pilku me kete rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat