Bota sot, jeto përjetë!

Diaspora

Bota sot, jeto përjetë!

Nga: Bahri RASHICA Më: 30 qershor 2015 Në ora: 00:58

Njëzet herë po të them urime,
ty gazetë ,gazeta ime !
Ti që u betove në Skenderbe,
je më e mira në Atëdhe !
I kalove njëzet pranvera,
je e besës,e fjalës,...
Mbetesh nder i kombit,
të lumtë që të kemi !
Asnjëherë s'ndryshove,
po veq u rrite,
si lule,me nektarin e diturisë
njëzet brezni i rrite !
Kalon një ditë e vjen tjetra,
çdo mëngjes nisim me ty !
I lëshon rrezet si rreze Dielli,
në çdo vend ku ka shqiptari.
Ti që u linde më 26 qershorë,
mbetesh drita e kombit tonë !
Linde në Zvicër,
te miqët tanë .
Je betuar të shkruajsh të vërtetën,
nuk shkel gjakun e dëshmorëve
Xhemajlit,Bekimit,Bardhylit,Enverit,
engjujt jan të pavdekshëm.
Ti shkove rrugës së Ibrahim Rugovës,
Ti je emblemë e lirisë së Kosovës.
Bota sot ,2o vjet histori
me Adem Jasharin thirrët LIRI !
Dhe vjen momenti i urimit,
ëmbëlsira ruhet për fund,
Ne jetë ndërrojmë një ditë,
Bota sot, jeto përjetë !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat