Korrupcioni në RTK, edhe përmes gazetarëve dhe redaktorëve të saj.

Diaspora

Korrupcioni në RTK, edhe përmes gazetarëve dhe redaktorëve të saj.

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 00:53

Sigurisht se ju ka rastisë të përcillëni shumë emisione të aktiviteteve të diasporës dhe mërgatës në përgjithësi përmes Radio Televizionit të Kosovës (RTK) i cili paguhet nga taksapaguesit e qytetarëve të saj, duke përfëshirë edhe mërgatën, dhe llogarit se çdo njëri nga ne ka një shtëpi, një banesë, një parcellë toke, veprimtari ekonomike dhe obligime tjera të tatimeve, por edhe të mbajtjes së familjes atje në këtë papunësi të madhe që është për momentin në Kosovë. Nëse kësaj i shtojmë edhe të hyrat që vijn nga mërgata për çdo vit në vlerë prej 400 – 500 milion Euro, sipas përllogarive që kanë bërë vetë institucionet Kosovare, duke mos përfëshirë të gjitha prurjet „në të zezë“ si themi ne, del se ndoshta tejkalon edhe bugjetin e krejt shtetit të Kosovës.

Tani si shkas pse po shkruajm kështu hapur dhe që do duhej të shkruhej e thuhej ka here, është pikërisht arësyeja jonë të reagojmë lidhur me emisionin „ Zëri Ynë“ në RTK-në, dhe redaktorin e gazetarin e saj Mon Beqiri, i cili tash e 16 vite ka grumbullua mjete të majme nga diaspora, qoft përmes klubeve, shoqatave, afaristëve dhe bisneseve të ndryshme që veprojnë dhe punojnë në mërgatë., shpesh here edhe duke pasqyru edhe antivlera, nëse i referohem kulturës dhe prezentimit të mërgatës përmes këngës dhe valles, me çka shpesh jemi ndi keq dhe të irituar se pse po dominon antivlera te ky njeri.

Ky emision i është dedikua pikërisht mërgatës, dhe këtij zotriu i „ka pri fati“ gjithëmon të vjel mjete nga mëgimëtarët, e së fundmi edhe në FFK Gjirokastra 2015, me çka arriti që ti përqaj në një farë mënyre katër grupet pjesëmarrëse në këtë festival, duke ju kërkua mjete për ti përfëshirë në emisionin e vet „Zëri Ynë“ të mërkureve përmes RTK-ës.

Dihet se RTK-ja është Television Publik i Republikës së Kosovës. Dihet po ashtu se Mon Beqiri është i punësuar dhe merr pagë mujore nga RTK-ja me mjetet e taksapaguesëve të qytetarëve të Kosovës. Dihet po ashtu se edhe shpenzimet e rrugës, dhe honoraret tjera i bart RTK – ja, për realizimin e këtij emisioni në çdo javë, me mundësi për tu përsërit edhe të shtuneve, për çudi kësaj here ky emision u përërit më shumë se 10 here, mbrenda një jave në te gjitha kanalet e RTK-ës.

Neve jemi dëshmitarë të rastit dhe po paraqesim kallzimin tonë lidhur me korrupcionin që ka ndodhë më 13 mai 2015 në Gjirokastër, ku katër grupeve të Zvicrës pjesëmarrëse në FFK Gjirokastra 2015, na është kërku mjete të gatshme për ta bërë një emision në RTK. Këtu të tri grupet janë pajtua dhe i kanë dhënë mjetet e kërkuara, kurse ne SH.K.A "Dardania" nuk kemi pranu të japim mjete, për ate edhe ka dal emisioni, pa përfëshirjen tonë, edhe pse ishim si një trup i përbashkët në skenë nga Zvicra. Ai me këtë rast, na ka injoru dhe denigru me gjestin e tij, vetëm pse nuk kemi pranu ta korruptojm me shumën e caktuar nga ai. Për më shumë fletë më së miri emisioni vet, sa nënçmuese dhe sa është shkel e drejt e përfaqësimit tonë në RTK-ë me të vetmen arësye fanatike se nuk kemi pagua, dhe nuk do të dilni në anjë insert, ishte porosia dhe kërcnimi nga sekserët e tij.

Në anën tjetër po ky redaktor, pa lejen tonë merr muzikat dhe insertet tona filmike në publik dhe skenë, pa tregua se të kujt janë, dhe ja mvesh të tri grupeve tjera pa u skuq fare, me çka edhe këtu shkilet e drejta e autorit, e që fakeqësisht në Kosovë nuk funksionon ende.
Në këtë aferë janë kyqur mjerisht tri grupet si motra, me të vetmin qëllim, përfaqësimin në RTK, sepse nuk kishin zgjidhje tjetër, e ato janë:SH.SH.V "Shota" në Zvicër, SH.K.A "Ilirët" nga Lousanna, dhe Grupi " Rapsodët" nga Gjeneva,
Neve posedojmë dosjen filmike, me dëshmi se këtu bähet fjalë për korrupcion, duke ja shtu edhe shumë dëshmitar tjerë me vite që i kanë dhënë këtij mashtruesi dhe të korruptuari, mjete financiare të majme.
Vetëm nëse bëjmë një llogari të thejsht, dhe të përafërt, ( sepse bisneset kanë pagua edhe nga 5000 Fr, për emisione, gjë që është shumë leht të vërtetohet, përmes emisioneve të tilla në arkivën e RTK-ës)
Tani nëse i llogarisim një mesatare të thejsht, si që tham më lart del se: 1200 Fr sa ju janë marrë secilës aktivitet, në javë here 52 javë në vit janë = 62400 Fr, here 17 vite = 1 Million e 60 mij Fr.
Kjo duhet zbulu të nderuar, dhe kërkon aksion të duhur për ta luftu korrupcionin që ka kaplu të mjeren Kosovë, mos të flasim për të tjera raste. Pra edhe nga një gazetar i një televizioni publik, e që paguhet nga taksapaguesit e Kosovës, të përfitoj në këtë mënyrë, kjo ndodhe vetëm te ne.
Prandaj le ti mbetet organeve të drejtësisë, sepse për ndërgjegjëjen e tij dhe të varurëve të tij, kjo as që lenë përshtypje.

Nëse i bëjmë një analizë edhe të disa faktorëve tjerë të përfaqësimit të mërgatës, del se as për së afërmi nuk plotësohet rregullorja e vetë RTK-së që me 7% të programit të përfshihet diaspora me aktivitetet e saja, marrë për bazë se më heret ishte edhe emisioni „Diaspora“ qe emetohej një herë në javë, e që ka egzistu me kontributin e vet për 16 vite ma radhë duke i pasqyru aktivitetet e mërgatës po ashtu një herë në javë, edhe pse në një farë mënyre emision privat, kishte sa do kudo arësyet e veta, sepse selia e saj ishte në Berlin dhe kishte edhe shpenzimet e veta, e që edhe ajo u mbyllë për shkaqe që ne nuk i dimë, të pakten masa nuk i dinë, edhe përkundër arësyes se bugjeti i RTK-ës nuk po ju mjafton, andaj na del se „ Zëri Ynë“ pasi po i „siguron“ vet mjetet dhe shpenzimet, po mbijeton fal mjeljes së vazhdueshme të mërgatës nëpër shoqata, klube dhe afarist të ndryshëm.

Tani shtrohet pyetja ku po jetë hapësira e mërgatës e garantuar me rregullore dhe me ligj, gjë që vetë drejtoria e RTK-ës dhe stafi i saj e kanë pru një vendim që të gjitha programet për diaspor të mbyllen për shkaqe të bugjetit, e në anën tjetër përvidhen kështu disa emisione aty këtu vetëm nëse paguajmë dhe „korruptojm“ naj gazetar apo redaktor të RTK-ës, për ndryshme diaspora ka mbet e shurdhër tash e një vitë.

Shtrohet prap pyetja pas katër kanaleve të reja të RTK-ës, si është e mundur që të bllokohen aktivitetet e mërgatës dhe të shkurtohet përfaqësimi i saj në përqindjen e paraparë me ligj, e në anën tjetër të investohet kaq shumë në kanale tjera që kush nuk i përcjel dhe shikon, por janë vetëm një arësye sa për të thith mjete edhe nga bugjeti i Kosovës, edhe nga ndërkombëtarët, e më në fund të përfitojnë vetëm ata që kanë mundësi.

Si arësyetohet për shembull, një aktivitet ku marrin pjesë mbi 17 shoqata, në kuadër të një ministrije, e të mos regjistrohet asnjë minut i shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, prej nga po nga kjo mërgatë është ndihmua dhe ndihmohet edhe sot, edhe ky medium publik, ku secili nga ne kemi të drejtën të përfëshihemi dhe plasohemi sipas rregullave dhe ligjeve në fjalë, na kanë mbyll emisionet dhe mundësin e përfaqësimit tonë.

Neve i kuptojmë televizionet private, kolektive dhe aksionare, që mund të na kërkojnë llogari për ndonjë emision, aktivitet apo të ngjashme, por nuk e kuptojm Televizionin Publik të Kosovës ( RTK-në) që duhet të japim haraq apo ta „korruptojmë“ dikend, për një emionon, për një prezentim të shkurtër në këtë qendër madiatike të Kosovës.

Me nderime:
Shoqëria Kulturore -Artistike
Dardania – Zvicër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat