Lushi: Stuhia në gotë për Gjykatën Speciale është zhurmë politike

Diaspora

Lushi: Stuhia në gotë për Gjykatën Speciale është zhurmë politike

Më: 27 qershor 2015 Në ora: 20:02

Republika e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kemi probleme shumë më të mëdha se Gjykata e stërpolitizuar Speciale për Krime Lufte. Çështjes së kësaj Gjykate nuk është aq e vështirë t'i gjendet dhe do t'i gjendet zgjidhja. Kastat dhe elitat në formim të kombit shqiptar i kanë katër probleme kryesore të cilat meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes, dijenisë dhe kreativitetit tonë:

1) zgjidhja e problemit të papunësisë enorme bashkë me zhvillimin ekonomik
2) rendi, ligji dhe drejtësia e pakompromis
3) reformimi rrënjësor dhe forcimi i sistemeve shkollore
dhe
4) integrimet brendashqiptare dhe perëndimore

Stuhia në gotë për Gjykatën- siç po e quajnë- Speciale është zhurmë politike shqiptare dhe ndërkombëtare e grupeve të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat