Nju Jork : Turneu i 7-të i Golfit për të ndihmuar Katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë

Diaspora

Nju Jork : Turneu i 7-të i Golfit për të ndihmuar Katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë

Nga: Beqir SINA Pearl River - New York Më: 24 qershor 2015 Në ora: 09:22

Në fushën e njohur të golfit "Blue Hill Golf Course" shtrirë mbi kodrinat e gjelbëruara të Liqenit Tappan në Pearl River, rrethinat e qytetit të Orangetown - New York, me qëllim mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, u zhvillua turneu i 7-të i golfit "Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova".

Për këtë qëllim ditën e hënë 20 qershor, 2015, mbi 150 lojtarë, kanë marrë pjesë në Turneun Vjetor të Golfit, i cili është i shtati në radhë, kushtuar ndihmave, që po vazhdojnë të japin shqiptarët e Amerikës, për ndërtimin e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë. Ky turne u zhvillua nën kujdesin e një grupi kordinator : Anton Raja (kryetar i bordit) Elmi Berisha (nën kryetar) Leon Gjoni, Mark Curnaj, Mark Tushaj, Michael Torrelli, Ismer Mjeku, Simon Qafa, Besim Malota, dhe Palok Rudaj.

Këtij aktiviteti i kontribuan më së shumti edhe një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane, prestigjioze të shtitjes së makinave, restorantet shqipëtare, kompani shitje e blerje shtëpish, ndërtim banesash, dhe kompani të ndryshme tepër të njohura. Mes tyre edhe biznesmen dhe kompani amerikane, si kompania e madhe e shtijes së makinave të reja "Route 59 Interstate Toyota - Scion".

Aktiviteti, ka marr për çdo vjet formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine apo ideje.

Turneu i Golfit, i cili thotë se do të mbetet tradicional - ishte si një paradë e disa prej njerëzve me të sukseshëm të komunitetit Shqiptar në SHBA, sipas fushave të tyre. Në këtë aktivitet për grumbullim e ndihmave, përveçse bashkëatdhetarve tanë, morën pjesë edhe golfistë amerikanë, klerikë, përfaqësues të Kishës, Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, lider të komunitetit, disa nga zyrtarët amerikanë përfaqësues institucionesh të kësaj zone, televizionet dhe gazetat shqiptare, në SHBA-ës.

Përfshirë edhe mysafirë nderi nga Kosova, Dom Rrok Gjonlleshaj përfaqësues i Monsignor Dodë Gjergjit - Ipeshkëv i Kosovës, si dhe Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale, New York, dhe veprimtari i njohur nga Teksasi Nazar - Nick Mehmeti Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, (i cili dhurojë 5.000 dollar), ardhur së bashku me sekretarin e përgjithshëm Ismet Smajli, Gani Fejza dhe të tjerë,po nga Dallasi, të ardhur edhe ata enkas për këtë aktivitet.

Në fund të këtij aktiviteti, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë festive me fjalime të shkurtëra e ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri ekipet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive. Ndërsa, me intersim u përcoll edhe loja e fatit për të fituara disa sende me vlerë, nga sporti i Golfit.

Kurse, me motivacionin "Për kontributin e dhënë dhe angazhimin në grumbullimin e fondeve në ndërtimin e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë - Zoti me ndërmjetësinë e të Lumes Nëna Terese, ju sjelltë bekime në familje dhe punë" u nderuan : Gloria Raja, Martin Pjetri, Leon Gjoni, Ismer Mjeku, Somin Qafa, Isa Brija, Palok Rudaj, John Kolenika,Mark Tusha,Carol Cercuzza, Gëzim Nika, Sabit John Bityci, Sal Haxhiimeraj, Elmi Berisha, Ragip Gjonbalaj, Aleksander Raja, Gjok Deçkaj dhe Marjan Kolnrekaj.

Anton Raja dhe bashkëshortja e tij Gloria, dhuruan mbi 18 mijë dollar, për Katedareln në emër të shpirtit të djalit të tyre, i cili u nda nga jeta një vitë më parë. Kontributeve me shuma të mëdha me mbi 18 mijë dollar, iu paraprinë edhe Mark Gjonaj, Fran Çotaj, Mëhill Gjurraj.

Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale, New York , u tha për gazetën tonë, se sot ne jemi të lumtur për të parë një numër kaq të madh prej pjesëmarrsve në këtë turne të golfit. Ne, tha ai falënderojmë të gjithë këta pjesëmarrës, dhe në një mënyrë të veçantë natyrishtë organizatorin - Anton Raja dhe bashkëpuntorët, e tij , Elmi Berisha, Simon Qafa, Leon Gjonaj, e të tjerë, të cilët kan punuar aq shumë në organizimin e kësaj ngjarje. Ne falemnderojmë edhe Dom Rrok Gjonlleshaj i cili erdhi enkas për këtë rast, Gjejë, rastin që me anë të gazetës tuaj, të ju japë të gjithëve këtyre golfitëve dhe kontribuesve, një falenderim dhe një bekim të veçantë për bujarinë dhe mbështetjen - ndaj Katedrales së Nëna Terezes në Prishtinë".

Më pas Dom Pjetri u shpreh se :"Ky Turne Golfi në çdo anual ka qenë një ndihmë e madhe për të vazhduar punën e ndërtimit të Katedrales në Prishtinë, dhe ne shpresojmë që me organizimin e ngjarjeve si kjo, ndërtesa e Katedrales, do të përfundojë shumë më shpejt. Mbasi, jan shqiptarët e Amerikës në çdo kohë, bujar dhe që japin për vendin e tyre, duke marrë bekimin e Perendisë. Faleminderit për ndihmën - që të ndërtojmë tempullin e Zotit, mbasi ky është investimi më i madh - që ne mund të bëjmë në jetën tonë."

Pikërishtë shtoi Dom Pjetër Popaj, ne klerikët - falënderojmë çdo njerin për këtë investim dhe lutemi që Zoti të ju jap ju dhe familjeve tyre, çdo të mirë në jetë dhe do të shpërblejë bujarinë e tyre me bekimet e panumërta, në këtë pikë bashkimi ku shqiptarët e të gjitha besimeve, e të gjitha visve bëhen bashkë për të ndihmuar ".

Edhe pse gurthemeli i Katedrales “Nëna Tereze” është vënë para dhjetë vjetësh, në këtë objekt janë kryer vetëm gjysma e punëve dhe janë shpenzuar gjysma e parave. Deri tash në katedrale janë investuar mbi 5 milionë e gjysmë euro, ndërsa në tërësi ajo do të kushtojë mbi 7 milionë. Kurse, Ipeshkvia e Kosovës pret që punët e përgjithëshme, sidomos fasada e jashtme dhe pikturat, të kryhen në vitin 2016, dhjetë vjet pas vënies së gurthemelit.

"10 vjet më parë ishte vënë gurthemeli i Katedrales “Nëna Tereze” në qendër të Prishtinës, por edhe sot e kësaj dite ajo mbetet e papërfunduar. Deri tash janë kryer vetëm gjysma e punimeve, ndërsa në shtator brenda në Katedrale pritet të përfundojë edhe çereku i punëve, tha Dom Gjonlleshaj duke shtuar se, sipas Ipeshkvisë së Kosovës, deri tash në Katedrale janë shpenzuar mbi 5 milionë e gjysmë euro, ndërsa ky objekt kulti kur të kompletohet pritet të ketë kushtuar rreth 7 milionë. Mirëpo, edhe kjo vlerë mund të tejkalohet varësisht nga çmimet e kërkuara për kryerjen e punëve dhe blerjen e materialeve".

Don Rrok Gjonlleshaj, i cili është dhe anëtar në Këshillin për Ndërtimin e Katedrales, tha se koha e përfundimit të katedrales nuk mund të dihet, pasi zhvillimi i punimeve varet direkt nga donacionet që jepen për ndërtimin e objektit.

“Punët nëpër katedrale, pothuajse nuk përfundojnë kurrë, sepse në to gjithmonë punohet”, i tha gazetës tonë Don Gjonlleshaj. Ai thotë se megjithëse nuk janë siguruar të gjitha të hollat, është i kënaqur me zhvillimin e punimeve që janë bërë deri tash, dhe dha një faleminderim dhe bekim , sidomos për shqiptarët e Amerikës, dhe Anton Rajën iniciatorin dhe organizatorin e turneut të golfit në grumbullimin e ndihmave për Katedarlen ".

Turne i 7-të Golfi: Të ndihmojmë ndërtimin e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë
Organizatori i këtij turneu golfi me qëllim mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, Anton Raja - aktivist dhe biznesmen i dalluar, thotë se: "më duhet t'i faleminderohem, bashkëorganizatorve të mi Leon Gjoni, Martin Pjetri, Mark Tushaj, Elmi Berisha dhe çdo njerit prej tyre, që në pamundësi t'i permend emër për emër, jan pjesë e këtij turneu të suksesshëm, dhe këtij kontributi të çmuar. Të gjithë ata që janë një inspirimi i shqiptarëve të Amerikës, për të bërë këtë aktivitet fondmbledhës, me qëllim që edhe me anë të lojës së Golfit, shqiptarët të ndihmojnë në kontributet e tyre, për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë" tha ai.

Zoti Raja, gjithashtu shprehet i bindur se ky aktivitet ka qënë një sukses i shkëlqyer dhe se shuma e mbledhur nga ky turne prej më shumë se 100 mijë dollarë, do të jetë një ndihmë e madhe në ndërtimine Katedareles së Nëna Tereses në Prishtinë.

Z. Raja tha se: "Golf sporti që gjithmonë sjell kënaqësi për një kauzë të madhe dhe i jep pjesëmarrësve një mundësi për të luajtur në një sport shumë të respektuar siç është golfi. Me shumë "vështërsi", mbështetja e lojtarëve dhe e shumë pjesëmarrësve, tregonë se ne për shtatë vjet, mund të vazhdojmë me ndihma tona nga SHBA, në ndërtimin e Katedrales së bukur në mes të Prishtinës, një shtëpi e Zotit, që ofron, fenë, trajnim arsimor dhe udhëheqës, si dhe shumë veprime humanitare, si dhe jep falas një drekë me shpenzimet e Katedrales. Me këtë turne Golfi, ne inkurajojmë të gjithë komunitetin, tonë sidomos ato që e duan golfin për të marrë pjesë në të ardhmen në mënyrë që ne mund të bëjmë Katedralen një realitet dhe një projekt krenar për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Ju faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë dhe ndihmuan në shumë mënyra për ta bërë këtë një sukses të madh ." tha Raja.

Guzhina shqiptare dhe simbolet tona kombëtare

Në hyrje të këtij mjedisi të bukur natyror, ishte vendosur një strishe e madhe e bardhë, ku shkruhej në boj qielli "Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova" . Çdo pjesmarrësi i shpërndahej një bluzë blu, qendisur një stemë e bardhë "Mother Teresa Cathedral Golf Outing" . Ndërsa në hyrjen qëndrore të këtij klubi shumë pranë shtizës ngrihej flamuri i SHBA-së, dhe ai Shqiptarë.

Planifikimi i kësaj ngjarje të komunitetit shqiptarë të Amerikës, për t'a zhvilluar këtë aktivitet të bukur, në fushën e njohur të golfit "Blue Hill Golf Course", jo vetëm se ka impenjuar seriozisht stafin profesional të këtij klubi, me përvojë, por për të kombinuar shërbimin e tyre të klasit botëror, me atë të shërbimit të lokaleve të tjera me bisnesmen shqiptarë, me shërbime dhe pajisje të mira për të siguruar që kjo ngjarje e veçantë të bëhet e paharrueshëme.

Si dhe vitin e kaluar një ndihmesë të madhe ka bërë stafi i kuzhinës së lokalit të njohur, "Fiorino Ristorante" - Summit - New Jersey, dhe pronari, e veprimtari i dalluar i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, anëtari i kryesisë së Vatrës, me ushqimet e përgatitur me një shije të lartë profesionale e artistike dhe me një kujdes maksimal, nga shefi i Fiorino Ristorante - Xhilbertoja . Cena 2000 me Ragip Gjonbalajn, Three Angelina me Sal Haxhibrahimaj edhe ata ishin së bashku me restorantet e tjera, byrektoret dhe piceritë, pjesmarrëse shumë të aftë të përgatisën çdo pjatë me elementet me të plota të menuje restoranti dhe të kënaqin çdo pjesmarrës.

Organizatori i këtij aktiviteti fondmbledhës, për të ndihmuar ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, së bashku me miqt e tij, për këtë qëllim kishin bërë gjithëçka që t'ju krijojnë qindra pjesmarrësve, shumica shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme, duke u orfuar atyre jo vetem relaksim, sport, por edhe një shije për ushqimin dhe pije të mirë, por natyrishtë dhe tju ofrojë sado pak dashurinë e mallin për vendlindjen: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun - Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat