Ambasada e Kosovës në Zvicër: Udhëtimet për në Kosovë, vetëm me pasaportë valide

Diaspora

Ambasada e Kosovës në Zvicër: Udhëtimet për në Kosovë, vetëm me pasaportë valide

Më: 23 qershor 2015 Në ora: 18:29

Ditëve të fundit ka pasur ankesa dhe janë kërkuar sqarime nga qytetarët tanë, të cilët kanë tentuar të udhëtojnë pa pasaporta (dokumente të udhëtimit), e të cilët janë kthyer mbrapsht nga kufijtë e Zvicrës.
Në një njoftim që ka lëshuar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, ua tërheq vërejtjen bashkatdhetarëve që udhëtojnë për në Kosovë, këtë duhet ta bëjnë patjetër me dokument valid udhëtimi, gjegjësisht pasaportë.

“Ambasada ju njofton dhe jua përkujton se qytetarët tanë që shkojnë në pushime ose për nevoja të tjera në Republikën e Kosovës, duhet që patjetër të kenë dokumentin valid të udhëtimit- pasaportën e Kosovës, ose fletudhëtimin e lëshuar nga Ambasada në Bernë ose Konsullatat në Gjenevë dhe Cyrih! E theksojmë, se për të kaluar kufijtë e Zvicrës nga aeroportet e këtij shteti, për të shkuar në Kosovë, nuk janë valide të përdoren si dokumente udhëtimi: letërnjoftimi i Kosovës, viza e punës B, apo viza e punës C. Duhet patjetër që ta keni pasaportën valide ose fletudhëtimin (dokumentin e udhëtimit)”, thuhet më tutje në njoftim.

Këtë vërejte jemi detyruar ta bëjmë, sepse në Ambasadë, në Konsullatën e Përgjithshme në Gjenevë si dhe në Konsullatën në Cyrih, ditëve të fundit ka pasur ankesa dhe janë kërkuar sqarime nga qytetarët tanë, të cilët kanë tentuar të udhëtojnë pa pasaporta (dokumente të udhëtimit), e të cilët janë kthyer mbrapsht nga kufijtë e Zvicrës, por edhe nga kufijtë e tjerë si të Italisë, apo Austrisë”, thuhet në përfundim të njoftimit të ardhur nga Ambasada e Republikës së Kosoves në Bernë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat