​ZAP identifikon shumë parregullsi në ministrinë e Diasporës

Diaspora

​ZAP identifikon shumë parregullsi në ministrinë e Diasporës

Më: 23 qershor 2015 Në ora: 18:13

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, (ZAP), ka gjetur shumë parregullsi në Ministrinë e Diasporës. Projekti “Regjistri i Diasporës dhe Mërgatës” realizimi i të cilit sipas planit për vitin 2014 do të ishte 2,243,036 euro, ndërsa ishte realizuar vetëm 336,000 euro. Kjo sipas ZAP-së, ishte rezultat i planifikimit jo të mirë, të tërë projektit, kalkulimet e të cilit nuk ishin bazuar në nevojat reale buxhetore për zbatim. Gjithashtu kjo ka ndikuar që në këtë kategori të deklarohen edhe kursime buxhetore.

Po ashtu ZAP ka identifikuar parregullsi edhe në menaxhimin e shpenzimeve ku për këtë ZAP ka identifikuar parregullsi tek procedurat rreth marrjes me qira të objekteve jashtë vendit të cilat do të duhej të rregullohen me rregulloren financiare nr.12/2012 për Misionet Diplomatike dhe Konsullore. Gjatë përzgjedhjes së objektit për qendrën e themeluar në Suedi, personi i autorizuar nuk kishte respektuar rregulloren për mbledhjen e së paku tri ofertave për objekte me qira.

Me rekomandim nga u.d i drejtorit të qendrës kulturore është përzgjedhur një ofertues me të cilin është nënshkruar marrëveshja. Po ashtu ZAP ka gjetur se në mungesë të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, MeD kishte blerë një pajisje të IT (server) në vlerë 6,782 euro dhe dy tavolina në vlerë 2,440 euro nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve.

Po ashtu MeD kishte paguar dy bileta udhëtimi në vlerë pr ej 3,396 euro në mënyrë që një OJQ vendore të zhvillojë aktivitete jashtë vendit. Për këto çështje ZAP ka paraparë si rrezik pasi që në raport të editimit thuhet se në mungesë të ofertave dhe çmimeve konkurruese MeD rrezikon që të paguaj çmim më të lartë të qirasë se sa çmimi i tregut. Realizimi i pagesës për investime kapitale përmes mallrave dhe shërbimeve dhe mbulimi i aktiviteteve të palëve të jashtme nga kjo kategori ndikojnë në mbivlerësim të mallrave dhe shërbimeve.

Gjithashtu, sipas ZAP-së, furnizimi me mallra dhe pranimi i faturës para urdhërblerjes mund të rezultojë që të pranohen mallra të sasisë jo të nevojshme apo të një kualiteti jo të mirë.

Po ashtu ZAP në këtë ministri ka gjetur parregullsi në dhënien e avanseve kjo është identifikuar tek projekti “Rrjetëzimi i bizneseve në diasporë” si dhe ekskursionet e nxënësve në Shqipëri, MeD-ja kishte kryer pagesat me para te gatshme nà « vlerë totale 12,656 euro. Në këto shpenzime përfshihej edhe shfrytëzimi i hapësirave për zhvillim të aktiviteteve. Ky lloj i pagesave ishte ndërprerë nga qershori, kur edhe ishte pranuar rekomandimi në raportin e auditimit për vitin 2013.

Po ashtu sipas ZAP-së, një zyrtarë i MeD-së për dy net të qëndrimit kishte tejkaluar limitet për shpenzime të akomodimit për 284 euro si rezultat i vonesës në rezervim. Po ashtu parregullsi nga auditori janë gjetur edhe tek dhënia e subvencioneve. Sipas ZAP-së, MeD ka subvencionuar 10 projekte në vlerë 20,500 euro, pa kaluar përmes komisionit për vlerësim të subvencioneve.

Po ashtu gjatë vitit 2014, MeD kishte mungesa të evidencave të plota për përdorimin e automjeteve , ku sipas ZAP-së, në dosjen e dy automjeteve, evidencat për udhëtime zyrtare nuk ishin plotësuar siç kërkohet me UA 03/2008 për përdorimin e automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat