Nju Jork: 1500 shqiptar formojnë me duar shenjën e shqiponjës

Diaspora

Nju Jork: 1500 shqiptar formojnë me duar shenjën e shqiponjës

Nga: Beqir SINA Më: 21 qershor 2015 Në ora: 13:44

Kanë qenë mbi 1 mijë shqiptarë, që kan manifestuar me të gjitha simbolet kombëtare shqiptare në zemër të Nju Jorkut, të shtunën, më 20 qershor në mesdrekë, ku u zhvillua një paradë e njohur si Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi të paparë në Bulevardin Amerika - Avenue e 6të.

Pjesa shqiptare e paradës për të 7-in, vitë me radhë, u mbajt nën kujdesin organizatës Rrënjët Shqiptare, me president zotin Marko Kepi dhe udhëheqësit e tjerë të kësaj organizate , Aida Gashi, Besmir Hoxha, Edtrit Topalli,

Kjo paradë, për komunitetin shqiptarë, është zgjedhur për të qenë si një shprehje e krenarisë shqiptare, duke filluar qysh me veshjet tradicionale, të shoqëruar ngado me ngjyrat e flamurve kuqezi, tingujt emocionues të ritmeve të këngëve dhe valleve dhe muzikës shqiptare, nga të gjitha krahinat, të cilat krijuan në sheshin Amerika, një spektakël madhështor, duke u mundësuar mijëra shikueseve, në të dy anët e bulevardit, një paradë të paharrueshme, shqiptare.

Festimi me gjestin e shqiponjës, i cili është kthyer tashmë në një mënyrë të re festimi kudo për shqiptarët, nuk kishte si ti mungonte edhe Paradës Shqiptare në Nju Jork

Ky ka qenë ndoshta edhe një ndër momentet më emocionuese të kësaj parade madhështore, dje në mesdrekë në sheshin Amerika në Nju Jork, kur kur mbi 1 mijë shqiptar duke kryqëzuar dy pëllëmbat e duarve në formën e Shqiponjës, bënë një gjest ky që nënkupton simbolin e flamurit tonë, shqiponjën dykrenare, duke ngritur lart në zemër të Nju Jorkut, krenarinë shqiptare, dhe para mijëra njujorkezve e turistëve të huaj që ndiqnin paradën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat