Parada Shqiptare 2015, për të ngritur lart emrin e Shqipërisë

Diaspora

Parada Shqiptare 2015, për të ngritur lart emrin e Shqipërisë

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 20 qershor 2015 Në ora: 22:50

NEW YORK CITY : Të shtunën, më 20 qershor në mesdrekë, u zhvillua në Nju Jork, një paradë e njohur si Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi të paparë në Bulevardin Amerika - Avenue e 6të.
Parada Shqiptare 2015, ishte një manifestim ku shqiptarët e diasporës nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, marrshuan me motivin "Kumanovë, jemi me Ty", në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni - dhe të drejtat e tyre shtet formuese.
Sponsorizues kryesor ishte politikani i njohur amerikano-shqiptar Mark Gjonaj asambleisti i Nju Jorkut, e shumë të tjerë.
Kësaj rradhe pjesëmarrja, ka qenë më e madhe e viteve të fundit, ku me mijëra pjesëmarrës nga më shumë se 10 grupe nga shtete të ndryshme, zonën e Tri-Shtetshit, demostruan kulturën, traditën, folklorin dhe muzikën e tyre, duke parakaluar për të treguar, dhe bukuritë e tyre natyrore, nga vendet që ata vijnë.
Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve, është e organizuar për çdo vjet nga Fondacioni Ndërkombëtar të Emigrantëve. Dhe, kësaj radhe ishte e 30-ta, me radhë, duke ua mundësuar të gjitha komuniteteve, të marrin pjesë për të festuar dhe të shkëmbejnë kulturat e tyre, të shprehin unitetin përmes diversitetit dhe për të kontribuar për Amerikën.
Organizatori i kësaj parade, është një organizatë joqeveritare në Kombet e Bashkuara, me president zotin Edward Juarez-Pagliocco.

Përfaqësues nga komunitetet multikulturore nga zona metro e New Yorkt, u mblodhën në Avenue Amerika, në mes 42 dhe 57 Streets, për të marrë pjesë në në Paradën e 30 Ndërkombëtare 2015, një paradë e kulturave dhe traditave nga e gjithë bota, të udhëhequr nga themeluesi i saj, z Edward Juarez.
"Mesdreka i 20 qershorit, bëri së bashku në sheshin Amerika, gupet e komuniteteve të ndryshme kulturore, së bashku me mijëra njerëz, të veshur në kostume e tyre kombëtare me instrumentet e tyre muzikore të gatshëm për të festuar e marrëshuar në rrugën e tyre nga 42 street deri në 59 street . Marshimi, filloi simbas rendit alfabetik, më Shqipërinë - Albania, Kinezët, Hong Kong, dhe Tajvani Turqit, Qipriotët, Indus, Pakistanezë dhe Sikhs; grupe nga Amerika e Jugut, Afrikës, duke respektuar njëri-tjetrin mbi kulturat dhe traditat e tyre kombëtare, si një ëndërr, e sjellur rreth botës në një ditë, duke treguar besimin e të parëve të tyre në Shtetet e Bashkuara," tha zoti Juarez, për gazetën tonë.
Ai shtoi se, parada e emigrantëve në Nju Jork, festoi sot 30 vjetorin e saj - në misionin e saj për të nxjerrë në pah kontributin e të gjithë emigrantëve, dhe posaçërisht atyre miliona emigrantëve, që duke u intergruar, kan dhënë një kontribut të madh në Shtetet e Bashkuara.
"Me pjesëmarrjen e komuniteteve multikulturore të çdo kombi, parada ofroi edhe kësaj rradhe një spektakël të pakrahasueshëm të krenarisë qytetare, të muzikës, me kostume shumëngjyrësh, dhe vallëzimeve tradicional nga shumë qoshet e botës, të mozaikut mrekullueshëm kulturor që përbëjnë kombet", deklaroi themeluesi Edward Juarez.
Pjesa shqiptare e paradës për të 7-in, vitë me radhë, u organizua nën kujdesin organizatës Rrënjët Shqiptare, me president zotin Marko Kepi dhe udhëheqësit e tjerë të kësaj organizate , Aida Gashi, Besmir Hoxha, Edtrit Topalli, Agim Loci i Pajtimit të Gjaqeve e të tjerë,

Kjo paradë, për komunitetin shqiptarë, është zgjedhur për të qenë si një shprehje e krenarisë shqiptare, duke filluar qysh me veshjet tradicionale, të shoqëruar ngado me ngjyrat e flamurve kuqezi, tingujt emocionues të ritmeve të këngëve dhe valleve dhe muzikës shqiptare, nga të gjitha krahinat, të cilat krijuan në sheshin Amerika, një spektakël madhështor, duke u mundësuar mijëra shikueseve, në të dy anët e bulevardit, një paradë të paharrueshme, shqiptare.
Më shumë se 1500 shqiptarë, si një lumë vetëm kuqezi vërshuan, për disa orë me gjithë bukurinë e ngjyrave mahnitëse – përgjatë bulevardit të famshëm “America Avenue” – ku si gjithmonë nuk munguan as grupet e fëmijëve të vegjel me kostumet e tyre popullore, kostume shumëngjyrshe, të cilët gëzonin e festonin që janë shqiptarë.
Më së shumti ata që gëzojnë, në këtë paradë janë fëmijët shqiptarë të lindur në Amerikë, nxënësit e studentë shqiptarë, në shkollat amerikane, artistët, afaristët, biznesmenët, lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar, njerëz nga më të suksesshmit në Amerikë -
Dhe, që të gjithë, krenohen në këtë paradë, duke demostruar me hitin e muzikës shqiptare "O sa mirë me qenë Shqiptarë",kënduar nga këngëtari i mirë njohur Gëzim Nika, duke sjell me vete secili prej tyre edhe një copëz Shqipëri, nga vendorigjina e tyre: nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça, Fieri, Lushnja, Elbasani dhe Berati, nga Tetova dhe Dibra, Ulqini e Tuzi, Prishtina, Gjakova e Prizereni, Lugina e Preshevës, nga Filati dhe Preveza, dhe të tjera -
Këtë vit në krye të kësaj parade, u vendos nga organizatori zonja Lisa Milicaj e zgjedhur simbas traditës si Marshalle e Parades Shqiptare 2015, si një ndër aktivistet e shquara në komunitet, e zgjedhur edhe në 150 shqiptarët më të suksesshëm në librin"Histori suksesi shqiptaro-amerikan".

Kepi tha se, Lisa, është nga Kosova, si dhe Shqiptarja e pare e votuar si politikane ne shtetin e Nju Jorkut, një zyrtare e lartë e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë.
"Ajo, shtoi Kepi, udhëheqës i kësaj parade, pos këshilltares në Këshillin e Bashkisë të këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA".
Lisa, duke folur nga bina pohojë se krenohet me rrënjët e saj - shqiptare, kudo në punë dhe në jetën e saj të përditshme, duke e prezantuar veten si një shqiptare e Amerikës, megjithëse, ajo është e lindur në SHBA, por kjo nuk e ndalon të ndjehet plotësisht shqiptare.
Mes të nderuarve të kësaj parade këtë vitë, me shallin e marshallit të Paradës 2015, ishin edhe talentet e shkëlqyera shqiptare të sportit, dy basketbollistët e rinjë - që synojnë NBA, Edon Molla dhe Jaren Sina, atletja olimpike Elidona Sera, Kristal Vataj, dhe Reshat Mati.
Ndërsa, preformuan disa këngëtar të njohur të komunitetit, si rrok stari shqiptar Haxhi Dauti, këngëtari Gëzim Nika, Arbërie Hardërgjonaj, Hajro dhe Semi Cekaj, shoqëruar nga DJ EDIH, dhe DJ Semi.
Albanian Parade – Parada Shqiptare 2015, e cila tashmë është bërë një traditë e komunitetit shqiptar në SHBA ishte një manifestim i jashtëzakonshëm më i madhi në dekadën e fundit, në të morën pjesë mbi 1500 shqiptarë.
Këtë vit sponsorizues zyrtar të saj kan qenë mbi 20 biznese shqiptare, të gjitha mediet shqiptare, organizatat dhe shoqatat. Në krye të kësaj parade me floats - rimorkjot e tërhequra nga makinat, u vunë Vatra, Ana e Malit, Fondacionin Palvë e Guci, Iliriada.
Kurse, një grup motoristësh shqiptar të shoqerisë "Sons of Illyrians - New York" me motorrçikleta parakaluan gjatë bulevardit me flamujt shqiptar.
Rrënjët Shqiptare, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e kësaj parade në shtatë vitet e fundit, përmendi faktin dhe ju faleminderua të gjitha shoqatave dhe organizatave të komunitetit.

Marko Kepi, në fund të paradës rrefen për gazetën tonë se në 20 Qershori i këtij viti ishte ndër më të suksesshmit ndër vite, dhe Parada Shqiptare më e madhe e dekadave të fundit. Shumë figura të artit dhe politikës morën pjesë, mbi një mijëe pesqindë shqiptarë nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Kenektiket, Detrotit, Dallasi,Uashingtoni, Karolina e Veriut, Çikago e tjerë, tha ai u derdhën si lumë në sheshin Amerika për disa orë duke kënduar e vallëzuar kuq e zi.
"Parada e këtij viti ishte një ndër sukseset me të mëdha të “Rrënjëve Shqiptare” falë atyre të gjithë shqiptarëve që u mblodhën në simbol të shqiptarizmit. Kjo paradë ju dedikua pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit, në Kumanovë, në emër të komunitetit shqiptar, në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni - dhe të drejtat e tyre shtet formuese, pas ngjarjeve të Kumanovës.
Presidenti i Rrënjeve Shqiptare, zoti Marko Kepi, pohojë në fund se Rrënjet Shqipare së bashku me Fondacjonin Mbreteresha Geraldine, në Tiranë, në bashkëpunim, të gjitha fondet në Albanian Parade, do të i dërgojnë për ndihmuar rinovimin e objektit të shkollës shqipe në komunën Bushtricë - Kukës! .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat