Elmaze Nura shpërblehet me Çmimin “Regjia më e Mirë”, ne “SAINT MUZE-12”

Diaspora

Elmaze Nura shpërblehet me Çmimin “Regjia më e Mirë”, ne “SAINT MUZE-12”

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:49

Shfaqja “AMOK” është kthyer me çmimin për “Regjinë më të mirë” nga Festivali Ndërkombëtar Teatror “SAINT MUSE -12”, që u mbajt ne Ulanbator të Mongolisë prej 17 deri me 23 Maj 2015.

Festivali “Saint Musë” është Festivali më i madh i artit performativ në Mongoli në nivelin vendor dhe ndërkombëtar. Ky Festival ka tre katergori të konkurrencës, atë të shfaqjeve Muzikore, të Monodramës dhe të shfaqjeve për Fëmijë.

Në Naten Solemne të Festivalit, në kategorinë e konkurrencës së Monodramës, regjisorja Elmaze Nura u shpërblye me Çmimin “Regjia më e mirë” për shfaqjen “AMOK”.

Në konkurrencë të Monodramës ishin emrat më emenentë të këtij zhanri teatror që vinin nga nëntë shtete të ndryshme: Mongolia, Rusia, Zvicra, Kina, Gjermania, Korea, Estonia, etj.

Regjisorja Nura, më këtë rast, u shpreh se shfaqja kosovare është mirëpritur jo vetëm nga Juria e përbërë prej gjashtë personaliteteve të teatrit, të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre, por gjithashtu edhe nga kritika dhe publiku në Festivalin Ndërkombëtar në “Saint Muse”.

“AMOK”, është shfaqje në të cilën, Elmaze Nura ka dëshmuar, se me një regji kreative, me një koncept original, mund të bëhet një performancë e jashtëzakonshme, e cila edhe i ka tejkaluar pritjet e produksionit.

“Ndjehem e nderuar që në nivelin ndërkombëtar u vlerësova për “Regjinë më të Mirë”. “Amoku” është shfaqje e cila ka kërkuar punë hulumtuese të gjatë dhe bashkë më aktorin Mentor Zymberaj dhe më dramaturgen Nina Mazur, kemi punuar gjatë që të arrijmë në një nivel të tillë. Ky cmim ka ardhur si rezultat i përkushtimit të të gjithë ekipit dhe sigurisht që meritat shkojnë tek secili”.

“AMOK”, është shpërblyer me disa çmime ndërkombëtare në Rumani, Maqedoni, Kirgistan, etj. Kudo ku është prezantuar, njohësit e teatrit, kanë dhënë vlerësime të veçanta për aspektin regjisorial.

Për regjisoren, e cila është Profesoreshë në fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, konkurrenca në festivale të tilla ndërkombëtare është verifikim i vetvetes, i punës dhe i nivelit. “Në të gjitha këto festivale që kami marrë pjesë, në këto vitet e fundit, jo vetëm më shfaqjen “AMOK” por edhe më shfaqje të tjera, jam ndier shumë e fortë, sepse puna jonë është çmuar, vlerësuar dhe përkrahur”.

Përndryshe “AMOK”, është shfaqje premierë e vitit 2014, e “Shtepisë Teatrore Filmike - AKT”, e cila është shfaqur në Skenën e Madhe të Teatrit Kombëtar. Teksti i shfaqjes “AMOK” është shkruar nga Nina Mazur, bazuar në veprën më të njetin titull të S. Cvajg, ndersa luan Mentor Zymberaj. Dizajni i Ndriçimit është bërë nga Asllan Hyseni, ndërsa muzika është komponuar nga Korab Shaqiri. Skenografia është konceptuar nga Nura dhe Zymberaj, kostumet i ka realizuar Fatbardha Shala, ndërsa asistent regjie është Kushtrim Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat