Shqiptarët dhe marrëveshja për mos hapjen e dosjeve të krimit komunist

Diaspora

Shqiptarët dhe marrëveshja për mos hapjen e dosjeve të krimit komunist

Nga: Ahmet Asani Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:45

Për prishjen e murit të Berlinit, dorëzimin e Gjermanisë Lindore dhe prishjen e perandorisë ruse-BRSS kërkesë kryesore e Gorbaçovit nga Presidenti amerikan Ronald Reagan ishte marrëveshja me të cilën Amerika do të garantonte moshapjen e dosjeve të krimit të komunizmit në Rusi dhe në asnjë ish shtet komunist e as në Shqipërinë e vogël! Moshapja e dosjeve të krimit komunist ndaj njerizimit i mundësoi internacionales komuniste të riorganizohet dhe të mbijetojë duke u kamufluar në parti socialiste e deri edhe në parti të quajtura Demokratike. Shpëtimi i KGB-ës dhe i SHIK-ave të bllokut komunist u dha atyre kohë që të riorganizohen. Pas rënies së murit te Berlinit, Shqipërisë ku për 50 vite janë bërë eksperimente me njerëz sikur me minjë në laborator, i shtohen Kosova dhe pjesa shqiptare e Maqedonisë, të cilat gjithnjë e më shumë zënë vend të posaçëm për eksperimente të internacionales së fshehtë komuniste. Nga viti 1981 e këndej çdo eksperiment para se të aplikohej në Kosovë s'pari është testuar në Maqedoni e kryesisht në Kumanovë! Amerika dhe NATO-ja do ta kenë të vështirë ta mundin internacionalen komuniste aq më tepër kur ajo tani ka logjistikë të fshehtë në të gjitha shtetet e bllokut komunist. Fal Zotit që shqiptarët mbijetuan dhe jemi në shekullin e informatikës kur çdo fshehtësi e skenar mund të zbulohet shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat