U përkujtua Akademik Fehmi Agani e u shënua dita e Presidentit 24 Maji

Diaspora

U përkujtua Akademik Fehmi Agani e u shënua dita e Presidentit 24 Maji

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:29

Nëndega e LDK-së për NRW në Gjermani më 23 05 2015, me një Akademi përkujtoi Akademik Fehmi Aganin.

Në fillim u nderua me një minutë heshtje Akademik Fehmi Agani dhe ish Kryetari i Nëndeges Marjan Tunaj që ndrroi jetë një javë më parë.

Një fjale rasti për biografinë e Akademik Fehmi Aganit, mbajti kryesuesi Jakup Gërguri-kryetar i Nëndeges. Ai përveq tjerash theksoi se Profesor Agani që nga vitet 60-ta , kur ishte paraqitur me argumentimin e së drejtes së Republikes së Kosoves, e deri në vrasjen e tijë , e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tijë në shërbim të projektimit, argumentimit dhe realizimit të këtijë qëllimi.

Kështu ai ishte aktiv edhe në vitezt 90-ta.

Për të pranishmit u paraqiten disa storie gjirimesh nga intervista të Akademik Aganit, e ndër to ishte edhe ajo nga mbledhja e Rambujesë, dhënë atëbotë për TVSH.

Me fjalë rasti në këtë tubim para të pranishmëve u paraqit edhe z. Qazim Bajgoraliu, Kryetar i deritashëm i Deges për Gjermani. Pasi falenderoi organizatorët për këtë Akademi përkujtimore ai e vlersoi z.Agani si bashkpuntorin më të ngushtë të Presidentit historik dr. Rugoves, dhe një ndër figurat kryesore të LDK-së.

z.Binak Gashi, anëtar i Kryesisë së Nëndeges evokoi kujtime nga vizitat e Akademik Fehmi Aganit që i bëri Nëndeges sonë e që nuk ishin të pakta.

Në këtë tubim u shënua edhe Dita e Presidentit që për Nëndegen tonë është tashmë tradicionale.

Për qdo vit Nëndega jonë ndanë mirënjohje ,e laureat për këtë vit është veprimtari i devotshëm Fetah Rudi nga Malisheva.

Për veprimtarinë e z. Rudi foli antari i Kryesisë së Nëndeges z. Qazim Thaqi.

Ceremoniali për ndarjen e mirënjohjes pritet të organizohet në selinë e LDK-së në Prishtinë në javen e parë të Gushtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat