U mbajt Festivali i rapsodëve shqiptarë në Suedi

Diaspora

U mbajt Festivali i rapsodëve shqiptarë në Suedi

Nga: Nga Astrit Gashi Më: 26 maj 2015 Në ora: 13:51

Halmstad - Festivali i parë i Rapsodëve shqiptar në Suedi u mbajt nen organizimin e Qendrës Kulturore të Republikës së Kosovës në mbretninë suedeze. Rapsodët e ardhur nga pjese të ndryshme të Suedisë i përshëndeti dhe Zv. ambasadori i Kosovës Stockholm z.Jetish Jashari , ndërsa një fjalë rasti, mbajti ushtruesi i detyrës së drejtorit të qendrës kulturore z.Xhevat Isufi "Këngët tona të bukura rapsodike të kënduara në frymën e eposit legjendar e historik të shqiptarëve, janë pasqyrë e jetës shqiptare dhe e mendësisë shqiptare, një mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh të popullit shqiptarë, një afresk i gjallë i historisë së një polemi të lashtë Një cikël i veçantë i këngëve rapsodike janë edhe këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan) e deri në ditët e sotme. Këngët tona rapsodike ishin frymëzim, për liri dhe Pavarësi . Ishin brumosje kulturore e kombëtare e brezit të ri të cilat u kënduan në kullat tona, odat tona festat dhe gëzimet tona gjatë gjithë jetës sonë. Këto këngë të bukura rapsodike ishin ushqim shpirtërorë dhe mbajte të gjallë atdhedashurinë, kulturë, traditën , gjuhën dhe këngët tona të bukura që u kënduan me një stil të veçantë nga rapsodët tanë të mirënjohur që lanë gjurmë në jetën dhe kulturën tonë si: Dervish Shaq , Sefë Mleqani, Salih e Feriz Krasniqi , Bajrush Doda e shumë të tjerë." Po ashtu z. Xhevat Isufi në emër të Këshillit Organizativ të Festivalit propozoj që ky Festival të jetë tradicional dhe të mbaj emrin e rapsodit tonë të njohur dëshmorë Beqir Sefë Gashi. Festivali do të mbahet në më 21 maj për nder të datës historike që përkon me mbajtjen e Kuvendit të Junikut. Këshilli organizativ në fillim përcaktoi kriteret e ketij festivali ; Një kandidat të paraqitet vetëm një here, me një grup. Secili grup të paraqet edhe një kandidat për antarë të jurisë.Paraqitje të bëhet si grup ose individ. Vlerësimi do të bëhet me pike 1,2 dhe 3. Pas një paraqitje te mire dhe shume grupeve juria ne perbereje nga vete pjesëmarrësit kishte vendosur për tre vendet e para. Rezultatet i kumtoi zv,ambasadori i Kosovës Z.Jetish Jashari. Çmimi i pare ne festivalin e pare te rapsodëve e fitoi SHKA “Zenel Hasani” Kopenhagë (Nerasht Tetovë) Çmimin e dyte e ndanë rapsodi veteran Dervish Kuqi dhe Grupi i rapsodëve nga Halmstadit: Ferat Meha, Myzafer Krasniqi, Naim Sejdiu dhe Sahit Lushtaku ndërsa çmimin e trete e mori Mustafë Berisha “ Shqiponjat Dardane” i cili pati një paraqitje brilante se bashku me familjen e tij. Ndërsa ne ketë festival që u premtua se do të jetë tradicional juria ndau edhe çmimin special te mbrëmjes për rapsodin Dervish Kuqi. Që festivali të paraqitje sa me mire u përkujdes moderatori i njohur Qerim Kryeziu i cili vjen pikërisht nga vendi me i njohur në trevat shqiptare për folklorin popullor Mleqani i Klinës.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat