Murati fton diasporën të legalizojë objektet në Kosovë

Diaspora

Murati fton diasporën të legalizojë objektet në Kosovë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 23:37

Ministri i Diasporës, Valon Murati ka ftuar diasporën që të regjistrojë ndërtimet pa leje, në mënyrë që të jetë pjesë e procesit të legalizimit.
Regjistrimi i ndërtimeve pa leje mund të bëhet deri më 11 qershor 2015. Formulari për regjistrim mund të shkarkohet nga ueb-faqja e MeD-së dhe të dorëzohet në Komunë, ku gjendet ndërtimi.
“Të dashur bashkatdhetarë, Ju njoftoj se deri më datën 11 qershor 2015 mund të bëni regjistrimin e ndërtimeve pa leje, për të qenë pjesë e legalizimit të tyre, proces i cili fillon pastaj në shtator dhe zgjat një vit. Formulari për regjistrim mund të shkarkohet nga ueb-faqja e MMPH dhe e MeD-së dhe të dorëzohet në Komunën ku gjendet ndërtimi. Në pamundësi për ta dorëzuar formularin personalisht, mund ta autorizoni dikë tjetër për ta dorëzuar atë. Ky është proces i rëndësishëm për Kosovën, por në veçanti për ju”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.
I gjithë materiali informues lidhur me procesin të legalizimit do të jetë edhe në pikat kufitare, në aeroport etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat