Kazim Carman fitoi duelin ndaj zviceranit Guido Kessler në “Fight night 3” (Foto)

Diaspora

Kazim Carman fitoi duelin ndaj zviceranit Guido Kessler në “Fight night 3” (Foto)

Nga: Beqir Beqiri Më: 25 maj 2015 Në ora: 17:45

Olten, 26 maj - Nata e madhe erdhi dhe rezultati i pritur u realizua, shqiptarët fituan. Me datën 23.05.2015 ditën e shtunë në Stadthalle Olten nuk kishte më parking për me i parku veturat prej shikuesve që kishin ardhur ta shohin se kush do të fitoj prej sportistëve në luftimet e Fight night 3 që është bërë si traditë e Oltenit. Prej gjithë Zvicrës kishte shikues dhe adhurues të këtyre sportistëve, pasi që mbesnin në parking duke kërkuar nja 20-30 min. për me gjet parking për veturë. Shiheshin vetura me targa gati prej të gjitha kantoneve të Zvicrës. Kazim Carmani Legjenda e mbrëmjes si dhe Sazan Memedi fituan ndaj kundërshtarëve të tyre atë natë.

Një natë e mrekullueshme

Brothers Gym, vëllezërit Frizur Abduli dhe Besart Abduli e vërtetuan edhe njëherë që kur është në pyetje organizimi profesional i një spektakli të madh sportiv ata janë të suksesshëm. Organizimi ishte për lakmi me të gjitha kushtet dhe mënyrat e zhvillimit, të përcjelljes të sportistëve në ring me një muzikë të zgjedhur apo me tupanë dhe këngë popullore shqiptarë që këndoheshin me entuziazëm si me bartjen e flamujve të ndryshëm. Kushtet e vendit ku organizohet, mënyrat e zhvillimit të veprimtarive sportive, detyrat e përgjegjësve që ishin me detyrë atë natë, mënyra e zbukurimit dhe dekoracionit të sallonit dhe ringut si dhe çështjet e tjera me rëndësi për këto veprimtari, veçanërisht themelimi, regjistrimi dhe menaxhimi i organizatave sportive ishte për tu lakmuar dhe posaçërisht kisha dëshirë me ju falënderuar vëllezërve Frizur Abduli dhe Besart Abduli së bashku me familjen e tij që ishin prezent dhe nuk i lanë vetëm.

Kjo natë ishte e mrekullueshme dhe unë për veti ndihesha i mburrur me organizimin se është e organizuar nga ana e shqiptarëve dhe është një shembull i mirë që me ju treguar edhe zviceranëve edhe njerëzve të tjerë se shqiptarët janë të suksesshëm dhe mundemi ta prezantojmë popullin tonë në këtë mënyrë, e jo me lajmet e gazetave të ndryshme dhe problemet e ndryshme që i bën dikush dhe po i ndyejnë të gjithë shqiptarët. Sporti këtë natë tregoi edhe një herë që është faktikisht edhe bashkimi dhe paqja e popujve të ndryshëm, aty kishte shikues prej shumë nacionaliteteve të ndryshme dhe askush nuk po fliste për politikë ose urrejtje, por po bisedohej sporti dhe suksesi i sportistëve pa marrë parasysh se i cilit nacionalit është.

Po u lexuan himnet e shteteve të ndryshme si himni i Zvicrës, himni i shqiptarëve, himni i Turqisë, autor i të cilit është shkrimtari i madh i Turqisë Mehmet Akif Ersoj me prejardhje shqiptare, i cili që ka qenë shkrimtari më i njohur në Turqi. Ishte gëzim i madh kur Kazim Carmani po dilte në ring, dhe nuk doli vetëm me flamurin e Turqisë, por doli duke i bërë bashkë Flamurin e Turqisë dhe Flamurin Kombëtarë të shqiptarëve, pastaj me tupana dhe me përcjellësit që ishin aty.
Prej 24 luftrave po i cekim disa prej tyre që ishin atë natë. Lufta e Legjendave Kazim Carmani që e prezantonte Brohters Gym`in dhe Guido Kessler nga Team Guido në kategorinë prej 82.5 kg. Luftuan 3 runde nga 3 min. Dhe Kazim Carmani ishte fitues i luftës.

Po ashtu lufta për titullin e Zvicrës “Int. CH Titel” ku luftoi Sazan Memedi nga Gostivari i përgatitur nga Brohters Gym dhe Christos Sioulas nga Greqia në kategorinë prej 110 Kg. Pas luftës në 3 runde po ashtu nga 3 min, fitues ishte, kuptohet Sazan Memedi. Sportistët tjerë që luftuan dhe ishin të suksesshëm këtë natë, prej shqiptarëve ishin Faton Bela nga Talos gym, Besir Veseli nga Gym St.Gallen, Argjend Uzeiri nga Maqedonia, Egzon Reka nga Petar Gym, Valon Thaqi nga Team Raion, Fatmir Veseli nga Gym St.Gallen, Berat Osmani nda David Gym, Bashkim Halilaj nga Franca, Besnik Limani nga Dimos etj. etj.


Një ambient i bukur dhe familjarë

Ishte një mbrëmje ndërkombëtare, ku kishte sportistë nga Bosnja, Turqia, Greqia, Sllovakia, Austria, Franca, Maqedonia, Zvicra dhe shumë shtete tjera që nuk kisha mundësi me shënuar të gjitha shtetet.
Nuk mund të vazhdoj të mos e ceki se është interesant që në një natë të këtillë që po zhvillohej një sport, ku po sulmonin furishëm njëri-tjetrin në ring, dhe po lëndoheshin fizikisht, kishte persona pa dallim nga mosha prej 2-3 vjeçar, e foshnje me karroca që prindërit po i shëtitnin nëpër sallë, dhe po ashtu moshat tjera deri 70-80 vjeçarë. Po ashtu kishte shumë vajza të reja dhe njerëz familjarë që kishin ardhur me bashkëshortet e tyre për me i shiku sportistët.
Ishte një ambient i bukur dhe familjarë që vitet tjera nëse dikush mendon që vetëm burrat shkojnë të shohin boks nuk është e vërtetë, pasi është një ambient ku mund të kalohet shumë bukur dhe të kënaqesh së bashku me familjen tuaj. Ka shumë tavolina dhe ka mundësi me i rezervuar ato, dhe me u ul e tërë familja në një tavolinë të veçantë.

Sponsori dhe po ashtu një ndër organizatorët e kësaj nate ishte zotëri Edi Lushi, i cili u dorëzoi shumë dhurata sportistëve që fituan. Po ashtu edhe boksieri i njohur dhe kampioni Nuri Seferi nga Gostivari ishte prezent dhe ia ndau dhuratën Sazan Memedit kur ky e fitoi luftën ndaj grekut. Sazan Memedi ishte sponsoruar nga Firma Gostivar Handels në Rothrist, shitorja e njohur shqiptare ku edhe pronari Muhamed Reshiti me babain e tij Osman Reshiti me gjithë ekipin e punëtorëve ishin prezent me e përkrah Sazanin. Babai i Sazanit Zotri Burhan Memedi ishte shumë i gëzuar dhe i lumtur nga suksesi i djalit në këtë natë. Pronarët e firmave tjerë që ishin sponsorë të kësaj nate si Autoteile Wettingen Zotri Ahmet Yilmaz, pronari i firmës Ilkhan Reisen Veysel Doymus, pronari i firmës Next Shop në Zürich Zotri Murat Akaras, si dhe shumë firma tjerë që e kanë përkrah këtë natë.
Urime dhe suksese Bothers Gym, Kazim Carman, Edi Lush`it dhe prej tash po presim vitin e ardhshëm se çka do të ndodhë në Fight night 4 …

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat