Një çerek shekulli veprimtari të LDK-së në Olten të Zvicrës (Foto)

Diaspora

Një çerek shekulli veprimtari të LDK-së në Olten të Zvicrës (Foto)

Më: 25 maj 2015 Në ora: 09:40

Në një atmosferë festive, ku merrnin pjesë me dhjetëra aktivist të nëndegës, të kryesisë qendrore si dhe përfaqësues të shoqatave dhe klubeve humanitare e kulturore, NË QYTEZËN Dulliken afër Oltenit, Nëndega e LDK-së në këtë qytet mbajti një manifestim qëndror ku kishin ardhur familjar të shumtë, gra dhe fëmijë të cilet në mënyrë dinjitoze dhe të hareshme shënuan me këngë e valle një çerek shekulli veprimtari të LDK-së në Olten dhe rrethinë.

Manifestimi u nis nën intominimin e “Himnit të Dardanisë”, kurse hapjen zyrtare të këtij manifestimit e bëri veprimtari shumëvjeçar i kësaj nëndege z. Zeqir Gjukaj, i cili me mjaftë emocione u shpreh se kishte nderin dhe kënaqësinë që në emër të kryesisë së Nëndegës së LDK-në Olten, të bëjë hapjen e manifestimit duke u uruar mirëseardhje të pranishmëve, në këtë festë të përbashkët, kushtuar 25 vjetorit të themelimit të Nëndegëssë LDK-së në Olten.

Më pas z. Gjukaj u shpreh se kemi arsye që sot të festojmë, sepse 25 vite qëndruam sëbashku të palëkundur në LDK, subjektin që e themeloi presidenti Historik i pazëvendësueshmi Dr. Ibrahim Rugova. Kemi arsye të krenohemi me punën tonë të palodhshme e cila rezultoj në rezultatet të prekshme, ku e them me përgjegjësinë më të madhe se pa ne mërgatën, Kosova kurrë nuk do të ishte siç është sot, e lirë, e pavarur dhe e njohur nga 108 shtete të botës.

25 vjet aktivitet, punë e palodhur e aktivistëve, ku gjithmonë kishim përkrahjen dhe ndihmën e anëtarësisë së gjerë, prandaj për këtë ju jemi mirënjohes dhe ju falenderojmë nga zemra, u shpreh ai. Nga kjo punë e përbashkët, u ndihmua populli i Kosoves që të mbijetojë në vitet më të vështira të dhunës dhe barbarisë serbe. U ndihmuan të varfërit, minatorët, u mbajt arsimi, shëndetësia, u sensibilizua opinioni ndërkombëtar, qoftë përmes demonstratave ose nëpërmes të rrugëve diplomatike.

Pastaj është ndihmuar Lufta Çlirimtare, janë ndërtuar shtëpi dhe është ndërtuar vendi ynë, Kosova jonë dhe shumë veprimtari të mira, të tjera, të shumta që vërtetë janë kontribut yni, pra i mërgatës shqiptare, andaj kemi arsye të festojmë dhe të krenohemi për gjithë këtë ndihmë tonën e cila është bërë për këto 25 vite.

Pastaj z. Gjuka i përmendi edhe tri lufta nëpër të cilën kaluan tokat shqiptare, por në këto 25 vite duhet ta theksojmë se janë ndanë nga jeta shumë veprimtarë të çështjes kombëtare, e ndër ta edhe presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhe profesori i nderuar Fehmi Agani. Në këto 25 vite nga tradhëtia dhe pritat u vranë e pushkatuan personalitete të shquara siç ishin: Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Ismet Raci, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyqi, Tahir Zemaj me të birin dhe veprimtarin Hasan Zemaj, si dhe shumë veprimtar tëtjerë. Kësaj liste duhet të i shtohet edhe rasti i fundit që ndodhi në Kumanovë, që si duket ishte një grackë e llojit të vet e cila shqiptarëve u kushtoi me jetën 12 djemëve të saj, tha pos të tjera z. Zeqir Gjukaj i cili ishte edhe moderator i këtij jubileu.

Në emër të Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicer për pjesmarrjen e tij e përshëndeti kryetarin e Degës z. Shefqet Dibrani duke e falënderuar edhe Kryesinë e Degës që ishin me të.

Për këtë manifestim kaq dinjitozë ai falënderoi ish kryetarin e nëndegës së LDK-së në Olten z. Hasan Avdyli i cili bashkë me Ismet Krasniqin kanë bërë shumë për këtë nëndegë, duke mos i harruar ti përshëndete prezencën në këtë manifestim edhe të veprimtarëve: Hajdar Sadrija, Saim Tahiraj, Shaqir Shala, Qamil Çekaj, Zenel Neziri, Behlul Bajrami etj. si dhe anëtarët e kryesisë të nëndegëve të LDK-së në Solothurn, Burgdorf, Aarau etj.

Më pas zoti Gjukaj thirri kryetarin e nëndegës z. Istref Rudaj i cili përshëndeti të pranishmit duke falënderuar kryesinë e kësaj nëndege për besimin që ia kanë dhënë për ta udhëhequr këtë nëndegë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Pos tjerash z. Rudaj nuk harroi pa vlerësuar punën e madhe që kanë bërë aktivistët e mëhershëm të cilit e mbajtën gjallë aktivitetin e LDK-së në Olten gjat këtyre dekadave që ishin vendimtare për fatin e Kosovës. Një kronologji të punës 25 vjeçare të aktivitetit të nëndegës së LDK-së në Olten e prezantoi z. Hasan Avdyli i cili deri në kuvendin e fundit zgjedhor ka qenë kryetar dhe një nga veprimtarët më të dalluar të kësaj nëndege.

Me një përshëndetje, këtij manifestimi iu paraqit edhe kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, z. Shefqet Dibrani i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, nikoqirin, kryesinë e nëndegës dhe antarët e kryesisë së degës, pershëndeti edhe kandidatin për qeverinë nacionale në Zvicër nga Partia CVP Schwei, ndërsa fill pas tij në tribunë dolën edhe z. Matthias Meier-Moreno, Nationalrat CVP Schweiz si dhe zonja Herolinda Avdyli-Rexhepi kandidate e propozuar nga Dega e LDK-së në Zvicër dhe e nominuar nga Partia Demokristiane e Zvicrës (CVP), për zgjedhjet nacionale të cilat do të mbahën në muajin tetor që do të mbahen në Zvicër, të cilët u
përshëndetën me duartrokitje frenetike nga të pranishmit.

Z. Saim Tahiraj, përshëndeti manifestimin dhe të pranishmit në emër të Shoqatës Humanitare ''Salih Çekaj'', duke mos harruar ta falënderoj këtë nëndegë e cila ka ndihmuar shumë me logjistikë dhe veshmbathje Luftën e Kosovës, pjestarët e Forcave të Armatosura dhe përgjithssisht UÇK-në.

Në këtë vazhdë u theksua edhe puna shumë e rëndësishme e koordinatori i Grupit të VI-të, të këtyre nëndegëve z. Adem Sadria i cili u falënderua për angazhimin e tij. Më pas veprimtari shumëvjeçar i kësaj nëndege z. Ismet Krasniqi e prezantoi projektin për një monografi e cila do ta pasqyrojë tërë veprimtarinë 25 vjeçare të aktivitetit të Nëndegës së LDK-së në Olten.

Në këtë manifestim nuk u harruar as dhjetëra veprimtar të cilët nuk janë më në mesin tonë, kryetarët e Degës në Zvicër, shumë veprimtar dhe aktivist të tjerë të cilëve iu ndanë mirënjohje për punën dhe angazhimin shumëvjeçar në kuadër të Nëndegës së LDK-së në Olten. Me mirënjohje u shpërblyen 94 aktivistë, të cilët së bashku udhëtuan e vepruan në këtë çerekshekulli angazhim e aktiviteti të pandalshëm të LDK-së në Olten e rrethinë. Po ashtu me mirënjohje u shpërblye edhe z. Saim Tahiraj për bashkëpunimin me Nëndegën në Olten, në të gjitha kohërat si dhe Dega e LDK-së në Malishevë për bashkëpunim, ish nënkryetari shumëvjeçar i LDK-së z. Kolë M. Berisha. Mirënjohje iu ndanë edhe kryetarëve të Degës së LDK-së në Zvicër zotrinjve: Shaip Latifit, Hajdar Sadrija, Hysen Gërvalla, Haki Latifi dhe kryetari i tanishëm i Degës së LDK-së në Zvicër z. Shefqet Dibrani.

Në pjesën e programit kulturor e artistik u dallua Ansambli Kulturor Artistik ''Mërgimi'' nga Neuchateli me koreografin e njohur Burim Hasani i cili kishte përgatitur disa valle, këngë dasmash dhe lojëra popullore të cilat u interpretuan jashtzakonisht mirë dhe u mirëpritën nga pjesmarrësit e shumtë, ndërsa sallën e entuzismoi këngëtari Fidaim Aliu, sidomos me këngën e mirënjohur “Po të ishte i gjallë Rugova, nuk do të ish kurrë kështu Kosova”, e më pas i tërë reportuari i pasur i muzikës që së Fidaim Aliut u mirëprit nga të pranishmit të cilët kanë vallëzuar deri në orët e vona të kësaj pasdite festive.

Për ta bërë manifestimin edhe ma solemn u bë prerja e një torteje të madhe e cila u vendos në tribunë dhe ishte dhuratë nga donator shqiptarë që ka dyçanin e vet në qendër të Oltenit. Në këtë ceremoni u panë kryesia e nëndegës së LDK-së në Olten e cila ishte në përbërje të plotë si dhe disa aktivist të njohur të cilët i shoqëroi edhe kryetari aktual i Degës së LDK-së në Zvicër.

Mbylljen e këtij programi festiv e bëri moderatori i Zeqir Gjukaj i cili mori falënderimet e të pranishmëve me një duartrokitje të gjatë frenetike dhe me urimin që aktiviteti i Nëndegës së LDK-së në Olten të vazhdojë veprimtarinë e saj edhe në të ardhmën.






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat