Manifestim kushtuar figurës së Azem Shkrelit

Diaspora

Manifestim kushtuar figurës së Azem Shkrelit

Më: 23 maj 2015 Në ora: 14:25

Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani organizon manifestimin tradicional kushtuar figurës poliedrike të kulturës shqiptare, Azem Shkrelit.

Në këtë manifestim kulturor kushtuar figurës poliedrike të kulturës shqiptare, Azem Shkrelit do të bëhet:

1. Referim kushtuar jetës e krijimtarisë shumëdimensionale të Azem Shkrelit

2. Pjesë teatrale të zgjedhura nga krijimtaria e Azem S h k r e l i t,

3. Do të lexohen poezi të autorëve të LSHAKSH , kushtuar krijuesit të madh,

Ndërsa këto pika të programit do t´i begatojnë me këngët e tyre të zgjedhura: Rapsodi ynë i mirënjohur: -Agim Gashi, Vëllezërit Kurtishi dhe rapsodi, Zyber Topalli si dhe recitime nga artistët e Musa Mulolli dhe nxënësit e shkollave shqipe.

Mysafirë speciale: Këngëtarja e jonë e mirënjohur Ermelinda Lajçaj

Manifestimin do ta hijeshoi edhe një ekspozitë figurative nga Piktori: Salih Almuça.

Pas pauzës gjysmë orësh relaksuese dhe drekës tradicionale vazhdojmë:

4. Pjesë teatrale e nxënësve të Shkollës “Dituria” nga Heidelbergu dhe Schëetzingen me titull; ”Nuk ndalen Shqiptarët” te autorit Martin Çuni, përgatitur nga mësuesja Shqipe Gara dhe Gonxhe Letmi Begisholli

5. Shpallja e rezultatit të konkursit letrar të LSHAKSH në Gjermani për veprën më të mirë të vitit 2014 dhe ndarja e “Çmimi letrar për mërgatën shqiptare, Azem S h k r e l i” 2015 dhe disa mirënjohjesh për aktivitete.

6. Prania e mjeteve te informimit(RTK etj.)

7. Musafir nderi është Prof. Daut Demaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat