Refuzimi i azilkërkuesve në Zvicër

Diaspora

Refuzimi i azilkërkuesve në Zvicër

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:35

Shqiptarët janë të parët në listën e refuzimit të azilkërkuesëve në Zvicër. ABC News publikon statistikat e raportit të Departamentit Federal të Drejtësisë dhe policisë.Pas Shqipërisë renditet Nigeria, Kosova, Gambi dhe Maroku.
Shqiptarët e kanë zënë një vend të parë në Europë.
Atë të refuzimit për azil në Zvicër.
Këtë e vërteton ky raport i Departamentit Federal i Drejtësisë dhe Policisë në Zvicër.
Nga statistikat e siguruara nga ABC News vihet re që në tremujori i parë të vitit 2015,
426 shtetasve shqiptar i jane mbyllur aplikimet për azil dhe jane kerkuar të rikthehen në Shqipëri.
Sipas raportit, krahasuar me tremujorin e parë në vitin 2014, numri i Shqiptarëve të refuzuar ëhtë rritur nga 259 në 426 refuzime. Pas Shqipërisë renditet e dyta Nigeria, ndjekur nga Kosova, Gambi dhe Maroku.
Në shifrat e publikuara mund të kuptohët që edhe në Zvicër shansi për të përfituar azil është shumë i ulët.
Kohët e fundit, vihet re një rritje e madhe e azilkerkueseve Shqiptar në Europe.
Nga shifrat e publikuara nga EUROSTAT-i, u vu re që në shtatë vende të Bashkimit Europian shtetasit shqiptare perbejne grupet kryësorë si aplikues për azil.
Sipas EUROSTAT-i në Islandë problemi është me i madh, ku 11 % e aplikuesve për azil janë shtetas shqiptar dhe sjellin numrin e aplikuesit me të lartë në ketë vend. Në Liechtenstein dhe Irlandë shqiptarët perbejne grupin e tretë, në Francë dhe Luxemburg te katertin dhe në Angli dhe Greqi shqiptarët perbejne grupimin e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat