Shqiptarozviceranja, Ylfete Fanaj, shefe e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Zvicër

Diaspora

Shqiptarozviceranja, Ylfete Fanaj, shefe e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Zvicër

Më: 21 maj 2015 Në ora: 14:51

“Partia Socialdemokrate (SP) në Kantonin e Lucernit ka zgjedhur Ylfete Fanaj për kryetare të tij në legjislaturën e re të këtij parlamenti. Këtë funksion ajo fillon ta ushtrojë nga 1 qershori dhe do të zëvendësojë kryetaren e deritashme Priska Lorenz”, thuhet në komunikatën e SP-së.

Fanaj, 32 vjeçare, më 29 mars është rizgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, duke e siguruar edhe një mandat të dytë.

Sipas komunikatës, Fanaj në ato zgjedhje ka fituar numrin e dytë më të madh të votave nga kandidatët e PS-së, ku më pas për zgjedhjet e kryetarit të grupit parlamentar, që janë mbajtur sot, ajo ka arritur të dalë e para.
Fanaj është aktive në politikë prej një kohe të gjatë. Ajo, nga viti 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Para kësaj ajo ka përfaqësuar po këtë parti në Asamblenë e qytetit të Lucernit.

Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune. Për një kohë Ylfete Fanaj ka qenë edhe kryetare e organizatës Second@s në nivel të Zvicrës. Ajo ka qenë dhe është shumë aktive në jetën shoqërore të shqiptarëve të Zvicrës.Asnjëherë më parë, kandidatët shqiptarë për Parlamentin e Kantonit të Lucernit nuk kanë siguruar numrin e nevojshëm të votave për t`u zgjedhur në këtë nivel në të cilin ka arritur Fanaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat