Ka ndërruar jetë veterani i gjeodezisë së Kosovës në New York

Diaspora

Ka ndërruar jetë veterani i gjeodezisë së Kosovës në New York

Më: 21 maj 2015 Në ora: 09:38

Sot Shqiptarët janë më të varfër për një expert të shquar të Gjeodezisë, pa nje koleg të çlirimit muar, pa Gjeke Sinishtën, i cili papritmas ndërroi jetë në New York. Gjeka rrjedh nga një familje bujare e Këshevës së Malësis sëTuzit. Ky është i vetmi Shqiptar që muar titullin e inxhinierit të diplomuar te Gjeodezisë në Universitetin e Beogradit. Ishte drejtori i parë Shqiptar i cili drejtoi më sukses ish Drejtorinë Komunale te Gjeodezisë dhe Kadastrin të Prishtinës për dy mandate, deri në vittin1984, kur u emërua zavendës drejtor në ish Drejtorin Gjeodete të Kosovës ne te cilën punoi gjerë ne okupomin serb, ne Vitin 1990. Kontributi i Gjekës në leminë e Gjeodezisë është I njohur duke filluar, me aplikimin e gjuhës shqipe në planet, regjistrat, dhe dokumentacionin zyrtar, përmirsimin e struktures kadrovike te drejtorise më ekspertet shqiptar, që në at kohë ishin deficit, me perkushtim në edukimin e brezave te rinjë, dhe ngitje profesionale te gjeodetëve. Më dinjitet rezistoi presionin e përditëshem te politikës hegjemoniste serbomadhe, në tentimin e dhunimit te kulturës dhe te historisë Shqiptare. Nuk lejoi qe Serbija plani perfidë i Serbisë të realizohej ne ndryshimin e toponimet shqipe, në plane, harta dhe evidenca tjera kadastrale.

Gjeka ne Kosovë gëzonte respekt, kishte autoritet, ishte i dashur, gëzohej kur e e quanin Malsor, ishte i dashur per Kosovar, mburrej me trimërin dhe veprat e trimit Ded Gjon Luli, Herojin e Kombit, nga Malësia e Madhe. Ne New York jetoi në dy dekadat e fundit, dhe ishte mjaft aktiv në jetësimin e kauzës Shqiptare. Për shumë shqiptar të cilët patën rast ta takojn Gjekën, ngadhënjyan mbi shumë veshtirësi që kishin, besim e mbi të gjitha.

Gjeka sa jetoj ishte model për një shqiptar, shok e veqanërisht prind i rall, që shkolloj te tre fëmijet, deri ne titujt me te lart ate “phd”.

Gjeodetët do ta kujtojn personalitetin dhe shembelltyrën e Gjekës si një model të rrall.

Ne amëshim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat