Në Prishtinë takohet Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në diasporë

Diaspora

Në Prishtinë takohet Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në diasporë

Nga: Nga Prishtina Beqir Sina Më: 21 maj 2015 Në ora: 09:32

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në diasporë, pritet të mbajë të premten mbledhjen e parë të punës me degët e saj në Amerikë, dhe Europë, në kuadrin e një riorganizimi të ri, që pritet të shpallet të premten në Prishtinë.
Dje, mbrriti në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari, në Prishtinë delagacioni i biznesmenve shqiptar nga SHBA, i kryesuar nga presidenti i saj biznesmeni i suksesshëm Nazar Mehmeti, Elmi Berisha nën kryetar, dhe kordinator për SHBA, zoti Ismet Smajli sekretar, dhe, biznesmeni Gani Fejza anëtar i kryesise së degës për Amerikë.
Për të pritur delegacionin e biznesmenve shqiptar nga Shtetet e Bashkuara, kishte dal në aeroport dr Naim Dedushaj drejtor për investimet e diasporës, pranë qeverisë së Republikës së Kosovës i shoqëruar nga kryetari i degës së Austrise, biznesmeni Ylli Blakaj kordinator për Europën
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në botë, tha Dedushaj me këtë rast fton të gjithë biznismenët dhe afaristët shqiptarë, në diasporë që ti bashkëngjiten këtij asociacioni ekonomik me qëllim të rrisimim investimet e shqiptarëve të diasporës në Kosovë, Shqipëri dhe viset shqiptare.
“Me qëllim të fuqizimit të lidhjeve ndërmjet diasporës dhe Kosovës, në veçanti krijimit të marrëdhënieve më të mira ndërmjet bizneseve të tyre – , Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Europë dhe SHBA, mëton të vendos baza të fuqishme të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve në Kosovës dhe diasporë, të krijojë mundësi për investime të përbashkëta, si dhe të bashkëpunoj me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sektorit privat në Kosovë, Shqipëri dhe vendbanimet shqiptare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat