Fotoreportazh: Shqiptarët protestuan në Gjenevë para OKB-së kundër dhunës dhe terrorit shtetëror të IRJM-së

Diaspora

Fotoreportazh: Shqiptarët protestuan në Gjenevë para OKB-së kundër dhunës dhe terrorit shtetëror të IRJM-së

Nga: Abas Fejzullahi Më: 20 maj 2015 Në ora: 17:47

Në mënyrë paqësore, para OKB-së në Gjenevë, me datën 2015-05-16, në ora 14:00, shqiptarët në Zvicër protestuan kundër dhunës dhe terrorit shtetëror sllavomaqedonas ndaj popullatës civile shqiptare në Kumanovë
Kundërshtime janë bërë dhe po bëhen edhe në vende dhe shtet tjera, shtypi dhe mjetet tjera elektronike vazhdimisht shkruajnë, ku analistë e gazetar të ndryshëm shprehin mendimet e tyre nga më të ndryshme, pa lënë anash, aty këtu shtetar e diplomat te ndryshëm, që bëjnë thirrje për qetësi dhe zbardhjen e ngjarjeve që me mjeshtri dhe dinakërinë e njohur sllave, pushtetarët maqedonas e mjegullojnë veprimtarinë e tyre kriminale dhe përfitojnë në kohë dhe hapësirë për t`i mbuluar gjurmët e krimit, nëse s`munden tërësisht me i zhdukur dëshmitë për terrorin e ushtruar e të përgatitur ka kohë më parë, për qëllimet e caktuara kundër shqiptarëve, gjithnjë duke shfrytëzuar me mjeshtri e dredhi shqiptarët e ndarë e të përçarë mes veti dhe luftën që bëjnë për pushtet e për pozitë, nëpër parti të shumta, qoftë në pozitë apo opozitë, ku krimi i organizuar ekonomik e politikë ka marrur përmasa shqetësuese qe sa kohë në vet shtetin Maqedon, ku edhe partitë shqiptare bëjnë pjesë në qeveri...për poste pozita e lakmi...!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat