Cërvica në Ebikon; humanizmi në vepër

Diaspora

Cërvica në Ebikon; humanizmi në vepër

Nga: Reis Mirdita Më: 19 maj 2015 Në ora: 16:58

Kjo e diel (Ebikon, 17.05.15), ishte e paraparë për manifestim kulturor e humanitar, i nënti me radhë i organizuar nga ShH“Cërvica”, aktiviteti i së cilës daton nga fund-vitet e tetëdhjeta kurse u themelua dhe u regjistrua oficialisht pranë organeve kompetente zvicerane, më vitin 1999 në Root, Luzern (CH) me kryetar Qani Xhambazi,nënkryetar Islam Spahiu; SelimBallazhi sekretar, BejtullaTikaarkëtar dhe njëmbëdhjetë anëtarë të kryesisë.

Është kjo shoqata e parë humanitare shqiptare në mërgatën me prejardhje nga trojet e Kërçovës me rrethinë e sipas disa të dhënave që kam mundur t’i konsultoj, rezulton të jetë e para (ose së paku ndër të parat) në diasporën tonë.

Kjo shoqatë, ndihmon në mënyrë permanente fëmijët me mungesa fizike në atdhedhe aktualisht janë dhjetë fëmijë nën përkujdesje, gjendet poashtu pranë nevojtarëve të rastit, dhe ndihma tjera që konsiderohen si emergjente. U ndërtua një urë në fshat dhe u ndihmua bashkë me fshatarë që jetojnë në vendlindje, në ndërtimin e një shtëpie për një familje në gjendje të pavolitshme ekonomike. Por “Cërvica” bëri të mundshme, për respekt ndaj bashkëfshatarit, piktorit ZeniBallazhi i cili fitoi çmimin e parë në konkursin kombëtar për logon e 100 Vjetorittë Pavarësisë, ngriti monumentin unik shumë të bukur me logon – simbol në mes të fshatit.

Në kuadër të fytyrave meritore, bashkëbiseduesit nuk lënë pa e dalluar enkas këngëtarin e mirënjohur XX – Duli. Ai gjithmonë është i gatshëm, pa asnjë hezitim apo kusht, të merr pjesë në manifestimet e shoqatës dhe kështu me popullaritetin e vet, ndihmon dukshëm në rritjen e mundësive materiale dhe morale të ndërmiren ndihma të shumta humane.
Kryesia e re në përbërje, Abas Spahiu – Kryetar, Resul Mehmedi – Nënkryetar, Rilind Ballazhi – Nënkryetar, Bekim Ballazhi,– Sekretar, Shpëtim Spahiu – Arkëtar, kanë intensifikuar aktivitetin në ngritjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore dhe artistike kombëtare duke transmetuar këto pasuri gjeneratave të reja. “Kjo është njëherit edhe qëllimi i ynë më eminent dhe më sublim”, shprehet në një moment nënkryetari z. Resul Mehmedi.

Kjo kryesi bashkë me anëtarët vendosën që ky manifestim, dhe mjetet e grumbulluara financiare, të dërgohen familjeve të dëmtuara në represaliet e dhunshme të forcave ushtarako-policore mbi lagjen “Kodra e Trimave” në Kumanovë.

Aktivitetet humanitare dhe mbrojtja e kultivimi i kulturës sonë kanë një dimension të gjerë për çka shpresoj të kem mundësinë të informoj publikun mbarë shqiptar me një shkrim të dedikuar enkas. Sot, në vijim do të ndalem në disa momente mbi manifestimin e pasdites së diel i cili filloi me Himnin Kombëtar, interpretuar me shumë emocion dhe jashtëzakonisht bukur nga grupi i fëmijëve udhëhequr nga Bleona Spahiu.

Një recitim rrëzëllues, që u ndërpre disa herë nga publiku me duartrokitje dhe që në fund nuk kishte të ndalur ovacioni, qe ai i vogëlushes Aurora Xhambazi: “Poemë Kosovare”. Përfundimisht, recitimet e Hajrunisës, Edonës dhe Aurorës ishin momentet më emocionale të këtij manifestimi i cili vazhdoi me programin e zgjedhur dhe renditur dhe udhëhequr mjeshtërisht nga moderatori Mehmedi i cili njoftoi publikun për vendimin e prurë rreth ndihmës për Kumanovën: “..., duke marrë për shkas situatën e krijuar në Kumanovë, kryesia e ShH “Cërvica” në mbledhjen e mbajtur më 11.5.2015, vendosi që në shenjë solidariteti me motrat dhe vëllezërit kumanovarë një pjesë e të ardhurave nga Manifestimi i sotëm t’i dedikohet si ndihmë humanitare...”

Programi manifestues vazhdoi me programin artisktik me valle burimore dhe këngë të interpretuara nga Blerta Sopaj dhe Duli, humor nga LorentXhaferri dhe LirianTika, ShKA “shkëndija” dhe Nazim Rrika.
Në fund u ndanë falënderime dhe dhurata nga ana e z. Alin Spahiu, z. BukurimXhaferri dhe anëtari i nderit,z. Qani Xhambazi për mësuesin dhe autorin e librit “Cërvica Parisi i Vogël”. Dhurata iu ndanë zonjave Mr. Jehona Xhambazi dhe Mr. Flokëarta Xhambazi të diplomuara në Zvicër...
Në vazhdim, të pranishmit që arrinin një numër impresionant nga afro tetëqind persona, i argëtoi me shfaqje të lirë, këngëtari i shkëlqyeshëm Duli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat