Demokracia në LDK është një proces në zhvillim

Diaspora

Demokracia në LDK është një proces në zhvillim

Më: 19 maj 2015 Në ora: 10:16

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër tha se është më mirë të shihet nga kandiadatët për kryetar të LDK-së, se çfarë oferte do të japin për Diasporën. Marrveshjet u tha se duhen të bëhen me shkrim nëse e dëshirojnë votën e delegatëve të cilët kanë obligim që ta përfaqsojnë mendimin e përgjithshëm dhe duhet t’i mbrojnë edhe interesat e mërgatës të cilat nuk janë pak!
Në selinë e Degës së LDK-së në Solothurn të Zvicrës, nën drejtimin e krytarit Shefqet Dibrani, më 16 maj 2015, u mbajt mbledhja e parë e kryesisë në përbërjen e re.
Fillimisht kryetari e falënderoi për përkrahjen dhe për gjithë punën e bërë në mandatin e tij ish kryetarin Haki Latifi dhe pjesën tjetër nga kryesia e vjetër, pastaj ai falënderoi edhe pjesën tjetër të kryesisë për besimin e dhënë që ai të udhëheq Degën e LDK-së në Zvicër.
Më pas të pranishmit diskutuan për Kuvendin e VIII zgjedhor, i cili është mbajtur një javë më parë. Nga të pranishmit u tha se kemi pas një kuvend të mirë, kishte pak pengesa në organizim por përgjithësisht ishte një kuvend i rregullt i cili duhet të pranohet si vlerë demokratike që duhet të respektohet.
Po ashtu u tha se për rrjedhat e kuvendit janë informuar zyrtarisht Kryesia e LDK-së në Prishtinë, si dhe mjetet e informimit. Po ashtu në mbledhje u diskutua edhe për një regim publik që ka ndodhur nga grupi që përkrahnin Arif Baftiun, i cili ka nxitur një debat në rrjetet sociale, i cili si debat ka plotësuar një vlerë demokratike e cila është manifestuar edhe në kuvendin zgjedhor. Nga të pranishmit u tha se duhet të injorohen disa media publike apo individ të cilët shërbehen me informacione të periferike, ndërsa si mendim i përgjithshëm ishte se ecuria e kuvendit, me ndonjë përjashtim i cili nuk ka ndikuar në procesin zgjedhor, punimet e kuvendit janë zhvilluar konformë rregullores për zgjedhjet në LDK.
Kryesia e re vendosi që të bëjë orarin e mbledhjeve dhe caktoi edhe prioritete e saj duke e ndarë punën nëpër grupe punuese të cilat do të funksionojnë si departamente për ta shtrirë ma mirë aktivitetin në të gjitha kantonet. Ndërsa Haki Latifi, kryetar në dy mandatet e shkuara, tha se LDK-ja ka krijuar një traditë e cila i ka lënë gjurmët e saj, andaj tha ai do të ishte mirë ta ruajmë e kultivojmë edhe më tej atë traditë e cila ka një shtrirje të gjerë.
Qysh në mbledhjen e parë u diskutua për disa standarde dhe principe të punës, për të cilat secili në mënyrën e vet u zotua se do t’i kryej me ndërshmeri, sikurse që u vendos që procesverbalet e mbledhjeve t‘iu dërgohen të pranishmëve sikurse që u mendua për nje koncept më ndryshe në mënyrë që mbledhjet të jenë sa më efektive.
Arkatari i degës, z. Ambroz Rrustemi propozoi një organigram i cili iu shpërnda të pranishmëve, të cilët bënë sugjerime, korrigjime dhe i shtuan edhe disa departamente me të cilat duhet të merret kryesia e ardhshme.
Në bazë të këtij propozimi u vendos që sekretari Ismet Krasniqi, duhet ta përgatis formën e funksionimit të sekretarisë së Degës ndërsa Ambroz Rrustemi do të organizoj funksionimin më efikas të punëve që i kryen vet ai si arkatar, ndërsa në ekipin e tij janë edhe dr. Shaqir Shala dhe Skënder Berisha. Në departamentin për Kulturë Rini dhe Sport u caktuan, Musa Sulejmani, Petrit Shkodra, Remzi Durmishi dhe Agim Fejza, ndërsa në atë për manifestime zotërinjtë Qamil Çekaj, Skënder Berisha të cilët duhet t‘i angazhojnë edhe veprimtarët tjerë nga nëndegët. Me departamentin për çështje publike do të merren: Ismet Krasniqi, Dem Jashari, Ziza Pepshi dhe Petrit Shkodra, ndërsa departmentin për bashkëpunim me vëndas do ta udhëheqin: Haki Latifi, Ajet Avdyli, Ismet Krasniqi, të cilëve do t’u bashkëngjiten edhe Shefqet Dibrani dhe Petrit Shkodra duke afruar edhe të tjerë në nivelin lokal. Me depertamentin për bashkëpunim me subjektet shqiptare do të merret kryesisht Shefqet Dibrani dhe kryesia ekzekutive, sikurse sektorin me veteranet që do ta udhëheq kryetari me aktivistë nëpër nëndegë, ndërsa Agim Fejza do të merret kryesisht me çështjet ekonomike dhe të biznesit, të cilët në bashkëpunim me aktivistët e nëndegëve do ta shtrijnë rrjetin e veprimtarisë së LDK-së anë e kënd Zvicrës.
Si prioritete të degës u llogaritën zgjedhjet partiake që po mbahen brenda LDK-së, për të cilat u tha se Dega e LDK-së do ta jap mendimin e saj, madje edhe publik, vetëm pasi do të dihet zyrtarisht se cili do të kandidoj për të parin e LDK-së, ndonëse ishte një konsensus i përbashkët se LDK-ja si kurrë ma parë ka nevojë për një reformim cilësor për ta bërë këtë Parti avangardë të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. U rrahën mjaftë probleme të tjera, por mbeti dilema nëse ky proces zgjedhor është korrekt, ngase të bëjnë me dyshuar për disa anashkalime që janë bërë nëpër degët e LDK-së në Kosovë. Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër tha se është më mirë të shihet nga kandiadatët për kryetar të LDK-së, se çfarë oferte do të japin për Diasporën. Marrveshjet u tha se duhen të bëhen me shkrim nëse e dëshirojnë votën e delegatëve të cilët kanë obligim që ta përfaqsojnë mendimin e përgjithshëm dhe duhet t’i mbrojnë edhe interesat e mërgatës të cilat nuk janë pak!
Në këtë mbledhje u debatua edhe për ngajrjet në Kumanovë për të cilat kryesia e Degës së LDK-së shprehu dhembje dhe keqardhje për nivelin e ulët të elitës politike, sidomos të elitës shqiptare në Maqedoni, duke mos i kursyer kritikat edhe për lidershipin e Kosovës dhe atë në Shqipëri. Në Kumanovë janë shuar jetëra, është shkatërruar pasuria e njerëzve të pafajshëm dhe janë terrorizuar qytetarët shqiptarë. Pavarsisht implikimeve të mundshme lidershipi shqiptar është dashur të jetë i përgatitur për t’u ballafaquar me probleme të tilla dhe të ishte më i matur edhe në deklarimet publike. Sot nuk dihet nëse nga kjo situatë do të përftojnë shqiptarët, apo për fajin e lidershipit të atjeshëm do të përftojnë vetëm maqedonasit, të cilët si duket janë të implikuar më së shumti në këto ngjarje. Pavarësisht implikimeve të mundshme, Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër shprehë dhembjen e saj duke u solidarizuar me familjarët e të vrarve në atë konflikt të armatosur si dhe me banorët shqiptar të Kumanovës të cilët gjatë atyre ditëve kanë përjetuar në terror me përmasa tragjike.
Në mbledhje u shqyrtuan edhe disa probleme të natyrës organizative, ndërsa u vendos që Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë duhet të fillojnë procesin zgjedhor.

(Departamenti për marrëdhënie me publikun: Marrë me shkurtime nga procesverbali i mbledhjes).
Zvicër, 18.05.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat