​Ndërmarrjet e Shqiptarëve po lënë gjurmë në botën e biznesit në Gjermani

Diaspora

​Ndërmarrjet e Shqiptarëve po lënë gjurmë në botën e biznesit në Gjermani

Më: 18 maj 2015 Në ora: 22:28

Sukseset e Shqiptarëve në Gjermani nuk kanë të ndalur, ato çdo ditë e më tepër po bëhen superfuqi në botën e biznesit.

Një rast i mirë i kësaj tregohet edhe në firmën "AWR Abbruch Gmbh Augsburgerstraße 23370327 Stuttgart dhe Rudolf-Diesel straße 2556220 Urmitz", pronar i së cilës është Kosovari Nazmi Viqa.

Për të parë nga afër sukseset e kësaj firme për vizitë ishin një delegacion nga Unioni i Biznesmenëve Shqiptar në Gjermani.

Kryetari i Unionit të Biznesmenëve Shqiptarë në Gjermani Ejup Berisha së bashku me dy anëtarë tjerë të unionit vizituan ndërmarrjen e zotëri Viqa dhe thonë se janë ndarë të pasionuar nga arritjet e mëdha të kësaj firme në Gjermani.

Nga drejtuesi i kësaj firme morën informacione mbi punët që është duke kryer firma në disa prej vendeve dhe institucioneve më të rëndësishme në Gjermani.

Nazmi Viqa po ashtu është edhe nënkryetar i Unionit të Biznesmenëve Shqiptar në Gjermani ku u shfaq i gatshëm që të tregoj përsëri se do ta përkrah Unionin me te gjitha mjetet dhe në të gjitha mënyrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat