Rrënjët Shqiptare bën thirrje për pjesëmarrje masive në Paradën e 21 qershorit - me motivin "Kumanovë, jemi me Ty"

Diaspora

Rrënjët Shqiptare bën thirrje për pjesëmarrje masive në Paradën e 21 qershorit - me motivin "Kumanovë, jemi me Ty"

Nga: Beqir SINA, New York Më: 18 maj 2015 Në ora: 14:49

Bronx - Nju Jork- 21 Maji në Nju Jork, pritet të mos ketë vetëm festival multi-kulturor - për të gjitha grupet folklorike nga mbar bota në Paradën Ndërkombëtare të Emigrantëve, në sheshin e famshëm Amerika, në qendër të qytetit të Nju Jorkut. Por, simbas disa krerve të shoqatatve, që i jan bashkëngjitur asaj deri tani, parada do të jetë edhe një marshim - manifestim proteste; ku shqiptarët e diasporës nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, do të marrshojnë me motivin "Kumanovë, jemi me Ty".

Rrënjët Shqiptare, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e kësaj parade në gjashtë vitet e fundit, thonë se aktivitetet që do të çojnë drejt kësaj parade, më 21 Maj - duke u solidarizuar me shoqatat dhe organizatat e komunitetit: Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, federatën PanShqiptare të Amerikës Vatra, Akademinë e Shkencave Shqiptaro Amerikane, shoqatën Ana e Malit, Plavë e Guci, Çamëria, Këshilli Shqiptaro Amerikan, Klubi i Shqiptarëve Iliriada në Long Island, Albanian American Film Week (AAFW), The Women's Organization "Hope & Peace", Albanian American Open Hand Association, Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, do të nisin më përpara, ku përfshihen edhe ndonjë protestë dhe ndonjë peticion në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni - dhe të drejtat e tyre shtet formuese, pas ngjarjeve në Kumanovë.

Prandaj, edhe dje në shtëpinë e Vatrës, së bashku me shoqatat tjera, në bashkëpunim me lider, veprimtarë të çështjes kombëtare, organizata Rrënjët Shqiptare, ftojë të gjithë mërgimtarët shqiptarë në zonën e Tri Shteshit, dhe SHBA, për një pjesmarrje sa më masive të dielën, më 21 qershor në mesditë, në Nju Jork, në paradën e njohur si Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga kryq tërthor botës, të konvergojnë në Bulevardin Amerika, për të treguar , kulturën, traditën dhe bukuritë e tyre natyrore.

Marko Kepi - presidenti i organizatës, Rrënjët Shqiptare, ndërsa faleminderojë Shtëpinë e Vatrës për mikëpritjen, dhe krerët e shoqatave për pjesmarjjen në kë tubim, beri thirrje për një pjesëmarrje sa më masive më 21 qershor në sheshin Amerika. Ai, tha se në fillim e kemi nisë këtë paradë me 200-300 vetë, por për çdo vitë numëri i pjesëmarrësve, ka ardhur gjithmonë duke u rritur, deri sa heren e fundit kan qenë me mijëra vetë në sheshin Amerika në Nju Jork.

"Parada, nënvizojë Kepi, është e Fondacionit Ndërkombëtar të Emigrantëve, dhe, është një ndër aktivitetet, që po ua mundëson komuniteteve, të marrin pjesë për të festuar dhe të shkëmbejnë kulturat e tyre, të shprehin unitetin përmes diversitetit dhe për të kontribuar për Amerikën, por që na jep mundësinë edhe ne shqiptarëve të Amerikës, të promovojmë kulturën artin, folklorin, bukuritë natyrore - turizmin dhe traditat e historinë me të vyera shqiptare".

Gjatë diskutimeve në këtë tubim përgaditor për të diskutuar mbi organizmin e paradës së 21 qershorit- duke konfirmuar pjesëmarrjen dhe përkrahjen e tyre, në Paradën Ndërkombëtare të Emigrantëve, në sheshin e famshëm Amerika - Nju Jork, krerët e shoqatave dhe organizatave pjesëmarrse teksa u solidarizuan plotësisht me paradën, folën edhe për përgatitjet që duhen bërë, treguan dhe sugjeruan modalitetet e tyre, që duhen ndjekur, deri në zhvillimin e paradës për të qenë sa më masive dhe sa më e suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat