Në Slloveni promovohen dy romanet e Binak Kelmendit

Diaspora

Në Slloveni promovohen dy romanet e Binak Kelmendit

Më: 18 maj 2015 Në ora: 00:27

Në Shoqatën Kulturore Shqiptare “liria” në Kopër të Sllovenisë, është mbajtur një manifestim kulturor në të cilin u promovuan edhe romanet “Guri i Vashës” dhe “Portat e Pejës” të autorit Binak Kelmendi.

Në këtë eveniment kulturor i organizuar nga SHKSH “Iliria” dhe Ambasada e Kosoveë në Slloveni, mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi i cili e përshëndeti organizimin e këtij manifestimi kulturor dhe një numër bashkatdhetarësh pjesëmarrës që jetojnë në Slloveni.

Ambasadori Rexhepi duke përshëndetur organizimin e këtij manifestimi kulturor, përgëzoi organizimin dhe punën e kësaj shoqate në ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare dhe uroj që me aktivitete të frytshme kjo shoqatë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Manifestimin e hapi, kryetari i shoqatës Heset Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat